Në vendlindje Shiko më të madhe

Ne vendlindje

Tahar Ben Jelloun TO0268

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Muhamedi ka bërë gjithmonë një jetë të devotshme e të qetë në Francë, duke ndier gjithmonë një nostalgji të madhe për vendin e tij, Marokun.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994318681

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Por, një ditë, ai do të përballet me daljen në pension të detyrueshëm nga fabrika ku ka punuar gjatë gjithë jetës së tij. I ndodhur përpara këtij fakti, ai parashikon të shkojë në Marok.

Ëndrra e tij është që të ndërtojë një shtëpi të madhe për të jetuar bashkë me gjashtë fëmijët e tij, së bashku me familjet e tyre. Por a do t’ia përmbushin fëmijët këtë dëshirë? A do ta përjetojë vërtet ai kthimin në të shkuarën duke e jetuar atë si të nesërme?

Pjesë nga libri:

Ka po aq dhoma sa fëmijë. Ato nuk kanë të njëjtat përmasa. Disa lidhen me njëra-tjetrën me një portë të ulët, të projektuar keq. Dritaret janë të vogla, me përmasa të ndryshme. Salla e faljes ka zënë shumë hapësirë. E mbuluar me hasra, ajo pret një imam dhe besimtarë. Muhamedi s’ka kërkuar asnjëherë të marrë vesh nëse fëmijët janë myslimanë të mirë apo të këqij, nëse mbajnë ramazan, falen, pinë alkool...

Ishte e paimagjinueshme. Përkundrazi, ai i përfytyronte të gjithë atje, me të në krye, duke drejtuar faljen, ata pas, të urtë, të bindur ndaj vullnetit të Zotit. I shihte dhe i dëgjonte tek i kërkonin Zotit ndihmë dhe pasuri. Pikërisht, në atë çast, u shfaq një siluetë e zezë, me dorashka të zeza, me papuçe të zeza.

Një masë në lëvizje, ndoshta një grua ose një hajdut i fshehur në atë veshje qesharake. Hija sillej rreth e qark shtëpisë pa pushim. Këtë, sepse vetëm gratë besojnë në gjëra të tilla. Ajo “gjëja e zezë” nuk ndillte asgjë të mirë.

Të dhëna

Faqe144
ISBN9789994318681
Titulli origjinalToena
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiNonda Varfi