Endrrat dhe dashurite e nje jete Shiko më të madhe

Endrrat dhe dashurite e nje jete

M. Karagacis A-008923

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Junkermani ose Getsbi grek tregon ngritjen dhe rrënimin individual e kolektiv të një shoqërie të zvetënuar.

Më shumë detaje

501 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371348

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Junkermani ose Getsbi grek tregon ngritjen dhe rrënimin individual e kolektiv të një shoqërie të zvetënuar.

 

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete” ose i njohur ndryshe si Junkermani, është një roman në qendër të të cilit është një djalosh ambicioz, hedonist, aventurier egoist, i cili arrin një sukses të madh shoqëror dhe ekonomik në Greqinë e mes dy luftërave, teksa shijon dhe lidhjet erotike me shumë gra.

“Ëndrrat dhe dashuritë e një jete”, i botuar për herë të parë më 1938, është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematika që trajton, është konsideruar si “Getsbi i madh” i shkrimtarit të njohur amerikan F. S. Fitzgerald.

Vasili Karloviç Junkerman është pinjoll i një familjeje të pasur finlandeze, i kredhur në botën e qejfit, alkoolit, kumarit, mashtrimeve dhe zhvatjeve, i cili, për shkak të revolucionit rus e të tjera ngjarjeve të turbullta, përfundon në brigjet e Pireut.

Ashtu si Xhej Getsbi, Vasili Junkerman arrin të fitojë pushtet dhe pasuri përmes veprimtarive të dyshimta. Punësohet në një bankë dhe shpejt bëhet një prej krerëve të saj më të lartë, duke siguruar kështu jo vetëm një post qendror, por edhe mundësinë për të siguruar një mirëqenie të jashtëzakonshme. Në jetën e tij hyjnë e dalin shumë gra, të bukura, joshëse, përfituese, por vetëm njëra e përfshin në një pasion marramendës, zjarri i të cilit do ta shenjojë përgjithmonë. Sidoqoftë, ai do të mbetet i pazoti për të kuptuar gruan që dashuron e, kësisoj, thellësisht i papërmbushur dhe i dëshpëruar.



Kritika:

Nga të paktat vepra të prozës greke që u dhurojnë lexuesve kënaqësi të padiskutueshme. Një nga romanet më përfaqësuese dhe më të këndshme të letërsisë greke. I gjendur diku mes mitit, simbolit, heroit, demonit, njeriut, Junkermani duket si një fizionomi e nxjerrë nga tragjeditë e lashtësisë.

Nea Hestia


Tetëdhjetë vjet pas botimit të tij të parë, “Ëndrrat dhe dashuritë e një jete” vlerësohet edhe sot si një nga ato pak kulme, nëpërmjet së cilave romani, si lloj letrar, përligj praninë e vet në Greqi.

Efimerida Ton Syntakton



Karagacis është ndër prozatorët më të shquar të brezit të viteve ’30 dhe më të rëndësishmit e letërsisë së re greke, një nga kryeveprat e së cilës është “Ëndrrat dhe dashuritë e një jete”.

Envivlio



Libër i jashtëzakonshëm, lexim i domosdoshëm.

Book Friends

Të dhëna

Faqe730
ISBN9789928371348
Titulli origjinalJunkermann
Viti i BotimitNëntor, 2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 16 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRomeo Çollaku