M. Karagacis

M. Karagatsis (Greek: Μ. Καραγάτσης) është emri i artit i shkrimtarit grek Dimitris Rodopoulos. Ai ishte gjithashtu gazetar, kritik dhe dramaturg. I lindur në Athinë, jetoi në Larisa dhe studio për shkenca politike në Francë. Për pseudonimin M. Karagacis, mbiemrin duket se e ka marrë nga pema poshtë së cilës lexonte, kurse nistoren M mendohet se e ka zgjedhur për nder të Mitias, personazhit të Dostojevskit te “Vëllezërit Karamazov”, por edhe ngaqë ky do të ishte shkurtimi i emrit të tij të vërtetë në botën ruse, që e adhuronte së tepërmi. Më 1933, botohet romani Koloneli Liapkin, që është libri i parë i tij. Kritika dhe lexuesit shprehen në çast me fjalët më të zjarrta, ndërsa në Larisë, ku zhvillohen ngjarjet, romani shkakton qejfmbetje dhe zemëratë. Më 1936 boton variantin e parë të romanit “Kimera e madhe”. Më 1938, boton romanin “Junkerman”, të cilin M. Karagacis e trajton si librin përmbyllës të trilogjisë, që fillon me “Kolonelin Liapkin” dhe “Kimerën e madhe.”

Ka shkruar për veten: “Kam shkruar shumë dhe lloj-lloj gjërash, tregime, novela, romane, vepra me përmbajtje të lartë moralizuese, mjaft të përshtatshme për kolegjet femërorë, si dhe për bibliotekat e familjeve të rrepta borgjeze. Personazhet e mi – Liapkini, Marina Reizi dhe, sidomos, Jugermani – janë njerëz të dëlirë, të pafajshëm, idealistë, pa asnjë lidhje me mjerimin e materializmit të ulët. Habitem sesi ministria e arsimit nuk i ka përfshirë ende librat e mi në listën e leximeve të detyrueshëm jashtëshkollorë, çuditem që Akademia nuk më ka dhënë ende çmimin e Nderit dhe nuk më ka ftuar në gjirin e saj të virtytshëm, që të ulem edhe unë pranë z. Spiros Melas. Nuk i kam rënë kurrë në qafë ndonjë kolegu dhe qarqet letrarë më kanë trajtuar me dashamirësi. Gjë që do të vërtetohet edhe në varrimin tim, ku do të mblidhet i madh e i vogël, njerëz nga të gjitha anët, që të binden me sytë e tyre se vdiqa, se u mbulova me baltë, se vajta në dreq. Dhe i madh e i vogël, njerëzit nga të gjitha anët do të largohen nga varrezat duke psherëtirë të lehtësuar. Jam i sigurt se Perëndia do të më rendisë midis shenjtorëve në Parajsë. Amin”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
Shfaq 1 - 1 nga 1libër