Melhelm Shiko më të madhe

Melhelm

Linda Dervishi A-007250

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas disa pervojave si romanciere dhe skenariste, Linda Dervishi vjen me nje permbledhje poetike, duke sjelle prurjet me te mira te saj nder vite. Ky liber eshte hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Toena

Më shumë detaje

100 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928348227

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Puthmë si dallga e detit,

kur përplaset ndër brigje,

e shkuma e saj duket si meringë.

Puthmë me zjarrin e pyjeve,

e fryma të ndalet në buzë,

ku gjuhët lëngëzojnë,

e goja dridhet si emocion.

Rrëmbemë mes krahëve të tu

ku të ndiej rrahjen e shkuljes së zemrës.

Rrotullomë si i marrë nëpër dhomë

ku të ndihen të qeshurat e ulërimat tona si jehonë.

Puthmë ndër mure përplasur me dëshirë,

afsh e pasion,

më rrëmbe pranë vetes,

si një fitimtar në betejë!

Puthmë si etja për ujë,

si oshtimë që maleve depërton.

Puthmë si mirazhe me gishtat nëpër flokë,

puthmë si orët e fundit të jetës,

me duart në mishtë e mi e vështrimin vuajtës,

se nuk do të më shohësh më.

Puthmë ti me të gjitha ngjyrat e jetës e falmë

dashuri.

Puthmë ti, veç ti!

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe224
ISBN9789928348227
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë