Erina Çoku A-008932
Libër i ri
“Jemi gjallë gjer në mbrëmje” matet me kohën e pakohë të jetës dhe plotëson, por nuk e mbyll udhëtimin e frymës në tempujt që i kemi gjithmonë me vete: trupin, shpirtin dhe hapësirën mes tyre. Një udhëtim i vetëdijshëm përbrenda, i zhvilluar në kohë paqeje e kërkimi shpirtëror: kohë kur plagët shkaktuar prej furtunave (tashmë të mbyllura) vijojnë të krijojnë një hartë force e shëndeti në trup e shpirt.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botimet Jozef | |
| ISBN | 9789928383204 | |
Ky libër është pjesë e trilogjisë “Frymë”. Veprat e trilogjisë: “Fill”, “Rrëfime të vogla për shenja të mëdha” dhe “Jemi gjallë gjer në mbrëmje”
| ISBN | 9789928383204 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Durrës |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Fill” dëshmon rënien e krijesës në ujë dhe daljen e saj në breg shëndoshë e mirë, me ndihmën e një filli që përgjatë udhëtimit, lundrimit, betejës merr forma e rëndësi të ndryshme, por mbetet gjer në fund shpëtimtar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë poezia shqipe nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023.
“Rrëfime të vogla për shenja të mëdha” shenjon kapjen pas jetës, frymës dhe tregon se gjithçka prekim e na prek lë shenjë në ne (e anasjellë).