Hasan Muzli Selimi A-000206
Libër i ri
Në këtë botim poetik gjejmë lidhjen e beftë mes fjalëve, idiomën origjinale gege, imazhet e bjeshkëve, lojës së jetës, ku autori është vetvetja. Që në titull shënohet nënshtresa dhe mbishtresa. Hasan Selimi dëshmon pjekuri poetike, nervngacmues tek lexuesi dhe një botë shpirtërore që rrok të të marrë me vete në udhëtimin poetik, faqe për faqe.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botimet Enea's | |
ISBN | 9789928306043 | |
Hasan Muzli Selimi në jetë ka ushtruar profesionin njeriut të ligjit. Në vazhdën e traditës së Malësisë së Gjakovës si klerik Hasan Muzli Selimi zotëron gradën e shehut sufi. Prej vitesh Hasani është autor librash me poezi, tregime dhe me ese mistiko-filozofike.
Në këtë botim të ri me titull “Ditën n`Diell e Hanë” Hasan Muzli Selimi sjell poezitë e tij më të fundit.
Po të ndaleshim për një përcaktim të talentit të tij poetik, do të thoshim se Hasan Muzli Selimi shkruan një poezi të shprehësisë moderne, një poezi të shlirët nga metrat, nga strofat dhe rimat, me një gjuhë larg nga ajo e poetëve të “shkolluar” në fakultetin e Filologjisë së Universitetit të Tiranës. Një poezi kjo e buruar, origjinale në shumë nga treguesit e saj. Një poezi pak e vranët, larg zbukurimeve të jashtme formale të rekuizitave tradicionale të poezisë, madje, e xhveshur prej tyre.
Në brendësitë e kësaj poezie monokolonë gjejmë risitë e befasitë e saj të pjekura, të qëndrueshme, lidhjen e beftë mes fjalëve, ngjeshjen fort të fjalëve dhe të frazave, metafokrikën, lartësimin imagjinativ, idiomën origjinale gege, detajin e pakonsumuar, imazhet e bjeshkëve në vorbullat e stinëve e të motit, të kullave, të mjediseve të banuara, të lojës së jetës, të mortit e të dasmës, të fëmisë, të të riut e të plakut.
Duke qenë poezi pa asnjë fije prej jashtësisë së këngëtimit folklorik, pa kadencat, pa ritmet, pa retorikën e fryrë të folkut, kjo poezi në substancën dhe në filozofinë e saj mbetet thellësisht e rrënjësisht kombëtare. Madje identiteti i autorit, edhe i yni, bëjnë ballë në shumë nga këto poezi që sjellin një lëndë që rrjedh drejtpërsëdrejti nga “pusi i së shkuarës” (term i Milan Kunnderës), lëndë që buron nga skemat mitike që katragjyshat tanë i kanë vendosur brenda nesh. Sipas kësaj ideje, identiteti ynë është i depozituar brenda nesh nga gjyshërit tanë të lashtë. Ne vetëm duhet ta nxjerrim me veprimet tona. Ne prandaj jemi të tillë dhe jo ndryshe se mbajmë gdhendjet e shekujve në gjakun tonë. Hasan Muzli Selimi ka një gjerdan poezish me këtë temë, me këtë konceptim. Ai nuk ka reflektuar filozofikisht me terma të racionales. Duke ndjekur teknikën teologjike të sufijve, i ka dhënë krahë meditimit që hap portat prej rrënjëve të brendësisë në jashtësi; është vetëshprehur me mjetet e poezisë. Ka ndjekur rrugët e daljes, e shfrimit të brendësisë, nëpërmjet dyerve të hapura të së pavetëdijshmes. Ja, përse ajo që të vetëshprehesh, të hapesh katërsh, ndonjëherë është më e mirë sesa ajo që të meditosh npërmjet rrugëve të shkelura nga poetë të tjerë paraprijës. Me kësi maniere Hasani pohohet se është vetvetja. Ai dëshmon se e gjen rrugën edhe me tahmin, me instinkt, edhe nëpër errësirë.
Njeriu i bjeshkës mund të jetë pjesë e realiteteve të tjera larg saj, por brendësia e tij si ajo e mureve prej guri të kullës, brendësia e tij si ajo e bjeshkës plot me lëndë e drunj mbetet përherë e pandryshuar. Ai në formimin e tij është gatuar aty dhe përherë do të jetë banor i ngulur kullës, i malit.
Në dy prurjet e tij kryesore, krahas poezive me temën e kullës, të traditës (kreu me titull “Bjeshkën e kam parë”), për të cilat folëm më lart, vjen dhe tema e poezive të fluturimeve mistike, të fluturimeve në tri nivele, në tokë, nën tokë, në det e në qiell. Janë fluturime që e dimensionojnë qenien në realitete alternative, me atë që jetojmë. Mbase një plotësim i asaj që realizojmë në përditësi, mbase ridimensionim i asaj që jemi të prirur për të pushtuar realitetet që vetëm në mistikë i zotërojmë, mbase ëndërrimi pakufi dhe lojcak i fëmijës që më një tog rëre ngre kështjella që vallëzojnë me retë. Një natyrë fëmijërore e përjetshme kjo e jona, ngase kemi një çelës në tëmthat tona, i cili mund të çelë të tjera treva kur nuk jemi të kënaqur me tokën, kur hidhërimet na jashtësojnë sa të arratisemi prej saj në akuj e në shkretëtëtira.
Hasan Muzli Selimi poet e ka shumë të lehtë këtë aftësi për t’u çvendosur në trashendencë. Ka disa çelësa që me lehtësi i hapin dyer në ato botë të tjera që ne na erren ose për ne botë të tilla nuk ekzistojnë.
Në këtë libër “Ditën n`Diell e Hanë” që në titull shënohet nënshtresa dhe mbishtresa… ajo që ditën për diell mund të jesh, të përjetosh dy realitete njëherësh: realitetin e planit real dhe kapërcimin në atë realitetin tjetër që të shfaqet përmes mediumit poetik. Ajo që e bën të veçantë këtë poezi është lehtësia e kapërcimit nga njëri plan në tjetrin. Është aq i lehtë dhe kaq i pranueshëm ky kapërcim, ky të jetuar “këtu” dhe “atje”, në dy realitete, sa do të thoshe se kjo manierë është tipar i rëndomtë dhe madje i domosdoshëm i të jetuarit të cilitdo prej nesh. Jo vetëm që është i lehtë dhe i pamundimshëm ky këmbim planesh, por ai është pjesë e pandarë e natyrës sonë, e mënyrës se si ne mund të jetojmë kësisoj e jo ndryshe. Zogjtë për nga natyra jetonë lehtësisht në tokë dhe në qiell, peshqit jetojnë vetëm në ujë. Ç’ndodh me njerëzit? Njerëzit, tokësorët njerëz, me fantazi i kanë shpikur vetes jetesën nëntokë, jetesën edhe në gjumë, të jetuarit në pasvdekje, në ferr a në parajsë. Jeta mund të ridimensionohet sa këtu mbi tokë, në ajër, po aq dhe në qiell, në mbas vdekje, edhe më tej… mbi ujëra, në oqene… në ëndrra.
Kjo që thashë mund të shijohet në vargjet e këtij libri në kreun e tretë me titull “Parajsa e humbur” .
U ndala në këtë fjalë paraqitëse të librit në veçanti në këto dy motive themelore të tij për të vënë gishtin në atë çfarë është thelbësore në këtë poezi.
Libri ka dhe motive të tjera si ato mbi përditshmërinë, mbi dashurinë, mbi jetën dhe mbi vdekjen.
Hasan Muzli Selimi ka një mënyrë të vetën të shkrimit të poezisë, të trajtimit të temave, të qendrimit stoik ndaj tundimeve dhe njëherësh i të qenit i hapur, pjesë e bukurive dhe e të gjitha dukurive të jetës.
Dr. Sadik Bejko
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 160 |
ISBN | 9789928306043 |
Redaktori | Sadik Bejko |
Viti i Botimit | 2020 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Në këtë vëllim poetik gjenden 5 kapituj me poezi që ndërtohen mbi një bazë foljore, duke fituar ritëm. Përmes analizave didaktike, ku vendin kumtues e bën dialektika e zhvilimit, poeti kërkon të sjellë një qasje mbi konceptin e zhvillimit, duke formuar konceptin e të kundërtave. Poeti është përpjekur të ndërtojë në formë sa më të thjeshtë poezinë, duke iu...
Në këtë vëllim përmblidhen të gjitha vlerësimet e redaktorëve të ndryshëm rreth krijimtarisë së Hasan Muzli Selimit. Pena alpine e autorit, me delikatesën e vëllimeve të tij, ka qenë një bojë që nuk është hequr në mendjet e Lulzim Logu-t, Lisen Bashkurti-t, Harilla Mane-s, Ndue Gjika-s, Ramiz Lushaj-t, Mark Simoni-t, Sadik Bejko-s, Sejdi Berisha-s, Hamit...
Sapo merr në dorë librin “ Hija e Dheut” , ndjen kujtimet, imazhe të fëmijërisë së autorit, duke u fiksuar në detaje të jashtëzakonshme që të fusin brenda botës së poezisë mistike. Personazhet janë kaq dinamikë, duke pulsuar brenda labirintheve të dukurive sociale, duke drejtuar gishtin tregues. Ky libër na e zbukuron fjalën shqipe, duke na futur në...
Ky libër është një galeri personazhesh dhe njerëzish, të korrektuar historikisht, duke ardhur si tokësorë, të prekshëm, lidhës të poetikës së autorit me sensin krijues të tij.
Pas librit “Hije dheu”, që përveçse kërshëri ngjalli mjaft interes ndër lexues besnikë të poezisë dhe kishte shumë komente pozitive, shpejt ja mbrrini në libraritë tona libri i dytë me poezi i autorit Hasan Selimi me titullin sinjifikativ ” Shpirtit i betohem”. Krejt libri është psherëtimë, dridhje dhe kreni e një shpirti poetik që ka gjetur dritaren kah...