Hije dheu Shiko më të madhe

Hije dheu

Hasan Muzli Selimi A-000209

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sapo merr në dorë librin “ Hija e Dheut” , ndjen kujtimet, imazhe të fëmijërisë së autorit, duke u fiksuar në detaje të jashtëzakonshme që të fusin brenda botës së poezisë mistike. Personazhet janë kaq dinamikë, duke pulsuar brenda labirintheve të dukurive sociale, duke drejtuar gishtin tregues. Ky libër na e zbukuron fjalën shqipe, duke na futur në krijimtarinë e bjeshkëve.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Muzgu
ISBN9789928100719

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në vëllimin e tij të parë poetik, Hasan Muzli Selimi i drejtohet ”thesit të kujtimeve “, që ndoshta ndonjëherë edhe e djeg. Vargje që burojnë nga zemra e poetit,  plot mall, plot nostalgji, përzier me emocione. Tematika e poezive është  e sferave të ndryshme, por një  vend me rëndësi zë ajo e patriotizmit. Mjaft bukur na jepet ideja e lashtësisë dhe e  pathyeshmërisë, te poezia “Shqiponja me  sqep të cunguar”. Përmes këtij epiteti metaforik,ai krahason shqiptarët  me shqiponjën,  të cilët  “nuk plaken” /nuk lodhen “/ nuk shuhen”. Vargjet e vëllimit  , përveҫ  të shprehurit emocional  e me art , mbahen fort pas disa shprehjeve shumë të zgjedhura.Në disa poezi  me karakter filozofike apo psikologjik, autori  sqaron drejt marëdhëniet duale :  jeta – vdekja, varri  – ringjallja etj. Poeti nuk i ka frikë vdekjes, përkundrazi. Të vdesësh është  si normale, por e tmerrshme  është  të mos jetosh . Ai do të kapet me vdekjen, nuk i pëlqen asnjëherë e padrejta, Ai urren përbuzjen, cmirën, xhelozinë. Bukur trajton, harresën (harrimin) si proces i dëmshëm, por edhe i domosdoshëm, sepse po mos të ishte harresa, truri  do të bëhej lëmsh.Guri më me peshë në vëllim poetik “Hije dheu” është dashuria për vendlindjen , për prindërit. Dhe kjo përkon me idenë themelore:” Njerëzit, të afërmit duhet t’i duam e respektojme  gjithë  jetën, gjer në varr”. Në poezitë e Hasan Selimit, lexuesi do të gjejë vetveten, në shumë aspekte të jetës jetës ,si një ëndërr që përpiqemi ta realizojmë, kur kjo nuk ndodh shpesh, ndjehemi të humbur, të trishtuar. Por pertej çdo vargu ka dritë, ka shpresë, bash edhe në hijen e dheut gjendet kurajo dhe dëshira e poetit.Kjo ide është gërshetuar mjaft mirë edhe  në kopertinën e librit .  Një libër i parë me poezi, mjaft interesant në qasjen figurative dhe pasurinë tematike, voluminoz dhe i mirëparaqitur estetikisht!

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe206
ISBN9789928100719
RedaktoriMark Simoni
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë