I ri Cmim i reduktuar! Jeta ne nje sy Shiko më të madhe

Jeta ne nje sy

Mars Di BG0114

Libër i ri

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

West Print
ISBN9789928363312

988 Lekë

-24%

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Parathënie

Unë shkruaj me mendje thuajse çdo natë, në buzëgjumin a përpëlitjet e zhytjes në botën e qetësisë.

Është thjesht një gjendje që vjen si energji a rrezatim që njeriu mbart brenda vetes. Të duket vetmi, por të plotëson në nivel dehjeje personale për qasjen që ke me veten e botën, të kujton respektin për veten teksa mbërrin të sjellësh diçka të shkruar, përtej kujtesës tënde, drejt tjetrit.

Në distancën e shumë viteve të bërjes së vetes, plotësimit në të përditshmen mes detyrimeve shumëngjyrëshe e kënaqësive të vogla të jetës, vendosa të mbledh vargjet kryeneçe në një libërth që ka vetëm hije-dritën time.

Kur shkruajmë thjesht për veten nën presionin e frymës që të vjen si vel transparent, mendoj që jemi më të lirë dhe të pakontrolluar. Ideja e ekspozimit të bën më të rezervuar sepse hyjnë në lojë frikërat, redaktimet apo kritika njerëzore që të bëjnë të mendosh sikur duhet t’iu parablesh dashurinë për ty.

Pavarësisht frymës së shkrimeve të hedhura në letra të ndara në kohë të ndryshme, pesimiste apo me diell, çdokush nga ne kërkon të kumtojë për të dashurit e vetes a lexuesit, një gjurmë të lumturisë personale. Lumturia për mua nuk ka lidhje vetëm me gëzimin a plotësimin e një dëshire a ëndrre, lumturia është gjendje, ose e mbart ose jo. Lumturia është si dashuria, bardh e zi, jo me ngjyra.

Këtu ka pak nga e pashfaqura ime, pjesë të cilën shumë pak miq e kanë patur para sysh në procesin aq të çuditshëm të njohjes.

Këto fletë të shumë viteve e mendimeve, ruajtur heshtur në një mbështjellëse kartoni mes vargjeve të çrregullta dhe fotove të shkrepura kuturu, janë jo vetëm pëmbushja e një zotimi ndaj vetes, por edhe falenderim për shkëlqimin e sinqertë të syve për miket që më shoqëruan në këtë rrugë me bisedat ku lartësohesh dhe mpreh mendimin.

Të dhëna

Faqe124
ISBN9789928363312
RedaktoriP. Asllani
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip/Anglisht
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiI Tollkuci, M. Berberi