I ri Forca e karakterit Shiko më të madhe

Forca e karakterit

Angela Duckworth A-004150

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri

Më shumë detaje

92 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
Fletët304

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Duke marre shkas nga historia e saj personale, si vajza e nje shkencetari qe ia vinte shpesh ne dukje munegsen e “gjenise” Duckworth tashme nje studiuese dhe pedagoge e mirenjohur, pershkruan pervojat e saja te hershme qe i hapen syte ne mesimdhenei, konsultime per bizneset dhe ne neuroshkence, dhe qe cuan drejt hipotezes se ajo cfare e sjell suksesin nuk eshte “gjenia” por nje kombinim unik i pasionit dhe kembenguljes afatgjate.

Ne librin Forca e karakterit ajo e con lexuesin ne nje terren qe te vizitoje kadetet qe sfiliten nga ditet e para te trajnimit ne West Pont, mesuesit qe punojne ne disa nga shkollat me te veshtira dhe finalistet e vegjel ne Konkursin Kombetar te Germezimit. Ajo shfryetzon gjithashtu informacione te mrekullueshme nga historia dhe tregon se cfare mund te mesohe nga pervojat moderne me performancen e larte. Se fundi, ajo ndan ato qe ka mesuar nga intervistat qe ka kryer me dhjetera persona te suksesshem qe nga CEO i bankes J. P. Morgan, Hamie Dimon, karikaturisti i revistes New Yorker, Bob Makoff, te trajneri i skuadres Seattler Seahawks, Peter Caroll.

Disa nga njohuritë më të vlefshme të librit:

Pse çfarëdo përpjekje që bëni, në fund ju sjell dy herë më afër synimit tuaj

Si forca e karakterit mund të mësohet, pavarësisht IQ-së apo rrethanave

Si mund të nxitet interesimi jetëgjatë

Sa për qind e praktikës optimale është vuajtje dhe sa është ekstazë

Cila është më e mira për fëmijën tuaj - një përqafim i ngrohtë, apo standarde të larta

Magjia e Hard Thing Rule

I dashur dhe personal, informues, madje edhe jetë-ndryshues, Forca e karakterit është një libër që flet për atë çfarë ndodh në kokën tuaj kur dështoni, dhe se si kjo gjë, jo talenti apo fati, bën të gjithë dallimin.

VLERESIME

“Psikologët kanë kaluar dekada me radhë në kërkim të sekretit të suksesit, por Duckworth është ajo që e ka zbuluar.”

—Daniel Gilbert, autor i librit “Stumbling on Happiness”

“Krejtësisht i ri dhe origjinal ... Forca e karakterit pastron paragjykimet se sa larg mund të na çojë potenciali ynë ... Blijeni, jepuni kopje miqve tuaj dhe tregojini botës se ka në fakt, shpresë. Të gjithë mund të shkëlqejmë”.

—SUSAN CAIN, autore e librit “Quiet: The Power of Introverts in a World That Can’t Stop Talking”

“Forca e karakterit është një përgjigje bindëse dhe e mahnitshme ndaj kultit të fondamentalizmit të IQ-së (koeficienti i inteligjencës). Duckworth na kujton se karakteri dhe këmbëngulja i veçojnë të suksesshmit”.

—MALCOLM GLADWELL, autori i librave “The Tipping Point”, “Blink”, dhe “Outliers”

“Një libër klasik bashkëkohor. Një libër sqarues dhe një studim i thellë në stilin e autorëve Stephen Covey dhe Carol Dweck. Për këdo që shpreson të punojë më me zgjuarsi ose të jetojë më mirë, Forca e karakterit është një libër i domosdoshëm dhe ndoshta mund t’ju ndryshojë jetën”.

—DANIEL H. PINK, autor i librave “Drive” dhe “To Sell Is Human”

“Doja vazhdimisht t’ia lexoja me zë këtë libër djalit tim, bashkëshortit, cilitdo që kam të afërt. Nuk ka rrugë të shkurtër drejt madhështisë, kjo është e vërtetë. Por ekziston një hartë se si ta arrini dhe tashmë po e mbani në duar”.

—AMANDA RIPLEY, autore e librit “The Smartest Kids in the World”

“Forca e karakterit do t’ju ndryshojë jetën. Ky libër magjepsës, rigoroz dhe praktik, është i destinuar të bëhet një klasik në literaturën e suksesit”.

—DAN HEATH, bashkautor i librave “Made to Stick”, “Switch”, dhe “Decisive”

“Tërësisht mahnitës, frymëzues dhe origjinal ... Sapo të nisni të lexoni librin Forca e karakterit, nuk do ta hiqni dot nga duart”.

—AMY CUDDY, pedagoge në Harvard Business School dhe autore e librit “Presence”

“Jam i bindur se në përpjekjen për të arritur ekselencë, nuk ka cilësi më të mira se ato që krijojnë forcë karakteri të vërtetë ... Shpresoj që t’ju pëlqejë ky libër po aq sa dhe mua”.

—BRAD STEVENS, trajner i skuadrës së basketbollit Boston Celtics

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët304
Titulli origjinalThe power of passion and persevation
V. Bot2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlendi Lami