Shtatë motrat Shiko më të madhe

Shtate motrat

Lucinda Riley BDI0405

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë roman gjithëpërfshirës epik të dashurisë dhe humbjes - i pari në një seri të re unike dhe magjepsëse prej shtatë librash - Lucinda Riley tregon talentin e saj si shkrimtare, si kurrë më parë.

Më shumë detaje

395 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928217912

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës.

Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr papritur një telefonatë nga guvernantja: Pa Salti, i ati, ka vdekur. Ai baba bujar dhe karizmatik, që i ka birësuar nga të katër anët e botës dhe i ka vënë secilës emrin e një ylli, ishte njeri të cilit askush, madje as avokati dhe miku i tij për kokë, nuk ia dinte të kaluarën.

Pasi kthehen menjëherë në vilë, motrat zbulojnë testamentin e vetëm: një sferë armilare, në unazat e së cilës janë gdhendur disa koordinata misterioze, gjurmët e origjinës së tyre të vërtetë.

Maja është e para që dëshiron t’i deshifrojë dhe ka guximin të niset në kërkim të prindërve të saj biologjikë.

Një udhëtim që do ta çojë në zemrën pulsuese të Rio de Zhanejros, ku një tufë letrash të vjetra do ta bëjnë të përjetojë historinë emocionuese të stërgjyshes së saj Izabelë, nga e cila ka trashëguar bukurinë magjepsëse.

Me ndihmën e Florianos, shkrimtarit simpatik, Maja do të nxjerrë në dritë sekretin e një dashurie që pat lulëzuar në Parisin bohem të viteve ‘20, e lidhur fort me ndërtimin e statujës së Krishtit Shpëtimtar, që ngrihet madhështor mbi qytetin e Rios. Një histori që do ta tronditë nga rrënjët jetën e Majës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe576
ISBN9789928217912
Titulli origjinalSeven sisters
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJorgji Qirjako