Motra e henes. Historia e Tigit Shiko më të madhe

Motra e henes. Historia e Tigit

Lucinda Riley A-004777

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292445

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Pas vdekjes së babait, Pa Saltit, një miliarder i pashoq që i birësoi gjashtë bijat nga e gjithë bota, Tigi D’Aplieze, duke i besuar instinktit, shkon në Hajlende, malësinë e egër skoceze. Atje fillon punë, duke iu përkushtuar pasionit të saj: kujdesit për kafshët, në pronën e madhe dhe të izoluar të Kinerdëve, e punësuar nga padroni enigmatik dhe joshës, Çarl Kinerdi.

Aty Tigi takon Kalin, kujdestarin e pronës, me të cilin ndan shtëpinë dhe që shpejt do të bëhet një mik i dashur; Zarën, bijën adoleshente dhe paksa rebele të Çarlit; dhe Zed Eszunë, një tip playboy dhe ish-i dashuri i njërës prej motrave. Por, mbi të gjitha, takon Çilin, një cigan plak që duket se di shumë hollësi rreth së shkuarës së saj dhe të gjyshes: Lusia Amaja Albajsini, kërcimtarja e famshme e flamengos.

Në hijen e Alhambrës së mrekullueshme, Tigi zbulon lidhjen e saj me komunitetin legjendar të ciganëve të Sacromontes, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës Civile, dhe me “La Candelan”, kërcimtaren më të madhe të flamengos të asaj kohe.

Nga Spanja, në Amerikën e Jugut dhe Nju Jork, Tigi do të bjerë në gjurmë të së shkuarës së saj të trazuar. Dhe, nën syrin vigjilent të një fallxhoreje të talentuar cigane, ajo do të zbulojë talentin e vet si shëronjëse.

Por kur fati duket se i prin udhë, Tigi duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me familjen e gjetur rishtas apo do të kthehet në Kinerd, te Çarli...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe704
ISBN9789928292445
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani