Vera Bekteshi A-006234
Libër i ri
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928313638 | |
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 135 |
| ISBN | 9789928313638 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |
Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi rrëfen këto ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë. Të rinjtë në diktaturë sa brenda një koshience të moshës, aq dhe jashtë asaj...
Shtëpia ku kaluam fëmijërinë në Tiranë ishte një vilë e madhe me tri kate dhe me dy hyrje, në zonën e të ashtuquajturit Bllok i Udhëheqjes. Ne jetonim në hyrjen e dytë, në katin e dytë. Një ditë e pata pyetur time ëmë se çfarë ishin disa dritare të vogla me rrjetë teli në murin e shkallëve midis katit të dytë dhe të tretë.
Në muajt më të nxehtë, kulmi i argëtimit ishte mbledhja e kandilave të detit dhe nxjerrja e tyre në breg. Qe një zbavitje e rrallë. Meqënëse kandilat nuk i afroheshin bregut, sa kohë që deti nuk ishte krejtësisht i qetë, pa më të voglën valë, pra si vaj, ne ruanim si peshkatarë të vërtetë ardhjen e kësaj dite fatlume. Ai që e pikaste i pari, kishte vetëm...