Ora me rërë Shiko më të madhe

Ora me rere

Vera Bekteshi UE0160

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi rrëfen këto ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë. Të rinjtë në diktaturë sa brenda një koshience të moshës, aq dhe jashtë asaj politike krijojnë dramën e veprës më të re të Bekteshit, romanin “Ora me rërë”.

Për më shumë, shih recensionin tek linku Preç Zogaj

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928213037

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Në roman jepet përshkrimi i jetës së të rinjve në diktaturë, të cilët përfaqësohen si brez i saj, në natyrshmërinë e bashkëjetesës në një pallat. Paradokset lidhen me “faqet e murit”, dikush në apartamente të gjera plot dritë, e të tjerë nën zymtësinë e bodrumeve të mbytur nga myku. Në një simbiozë kujtesë, vjen ky “pallat” i ndërtuar nga të burgosurit politikë, sipas një modeli rus të viteve ‘ 50-të duke u shndërruar në shenjë të jetës së të rinjve. Për këto ndjesi vërtetësie flet Vera Bekteshi, për të krijuar si çdo shkrimtar afrinë me lexuesin.

Në historinë e shkrimit të tij Bekteshi rrëfehet: “Ky libër më ka munduar shumë. Kam 3 vjet që merrem më të dhe e kam shkruar që vitin e parë, por për shkak të strukturës, të trajtimit të njeriut “pa dekor”, mua më është dashur të vuaj për ta realizuar.

E kam punuar shumë, mbase dhe e kam prishur, por jam munduar për mirë. Një gjë tjetër që më ka munduar është fakti që kam filluar të shkruaj shumë vonë. Sot kam gëzim dhe vuajtje të madhe, padyshim dhe emocione. Më ka munduar sepse e fillova vonë të shkruarin dhe këto faza duhet t’i kisha kaluar 30, 40, 50, por po i kaloj 60 vjeç e sipër, e nuk është aq kollaj.

Mbaj mend që babai im ishte i fortë si gur e kur kaloi 83 vjeç, filloi të përlotej dhe thashë që kjo ishte shenjë e mortit. Mua më ka filluar shumë shpejt në krahasim me babain, por ai ishte burrë.

Ky libër kryesisht flet për kohën e sotme, për të ashtuquajturën kohë moderne. Koha moderne karakterizohet nga ekstremet e saj që do të thotë ose gjithçka caktohet si çështje morale ose çështje morale s’ka fare. Ose nuk bëhet asnjë kompromis, ose ka vetëm kompromise.

Unë mendoj që si në çdo kohë dhe kjo kohë mbase nuk është më e vështirë, por ne na duket e tillë pasi kemi kaluar disa sisteme, e vetmja gjë që na ngelet është të qëndrojmë”.

Thanë për librin

Vera Bekteshi kësaj radhe vjen përpara lexuesit me romanin “Ora me rërë”, një krijim i mrekullueshëm letrar, ku shpresat, ëndrrat, përpjekjet, dashuritë, sfidat dhe humbjet e njerëzve vijnë si një filigran e punuar nën dritë, ndonëse zonat e errëta janë gjithnjë aty pranë, për të shpalosur kontradiktën dhe kompleksitetin e jetës. Një grup miqsh nga Tirana, vajza dhe djem - më vonë burra dhe gra - që përshkojnë një trajektore të mundimshme ekzistence e kohe, ku secili ndjek shtegun e tij, të përcaktuar nga fati, nga rrethanat apo nga zgjedhjet personale, por që rikthehen vazhdimisht tek njeri tjetri, si në një spirale. Që është e ëmbël si dashuria, e hidhur si ndarja, therëse si tradhtia, e trishtë si miqësia e humbur, e bukur si vetë drita që shpërndahet si tis mëngjesor përmbi fatet njerëzore. Një rrëfim për goditjet e jetës dhe për përballjet e tyre, ku dhimbja dhe lumturia shkojnë pranë e pranë, në këtë kaleidoskop karakteresh origjinalë e tërheqës. Një udhëtim nëpër shpirtin njerëzor dhe hovet e tij, përmes një Tirane vazhdimisht në ndryshim, si vetë personazhet e këtij libri që përshkojnë rrugët e saj.

Diana Çuli, shkrimtare, përkthyese

Të dhëna

Faqe271
ISBN9789928213037
Titulli origjinalMAPO Editions
RedaktoriDiana Çuli
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori