Ben Blushi (lindur më 1 janar 1969 në Tiranë) është politikan, gazetar dhe shkrimtar shqiptar. Ai është deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Ben Blushi (lindur më 1 janar 1969 në Tiranë) është politikan, gazetar dhe shkrimtar shqiptar. Ai është deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Edukimi Universiteti i Tiranës, Fakulteti Filologjik, Dega Gjuhë-Letërsi.
Ka punuar gazetar në "Koha Jonë", Deutsche Welle Indipendent dhe Fondacioni Soros. Veprimtaria politike nga viti 2001-2002 Ministër i Arsimit dhe Shkencës, nga 2002-2005 (shtator) Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, në vitin 2001 Prefekt i Qarkut Korçë, në 1997-1999 zëdhënës-këshilltar i Kryetarit të Këshillit të Ministrave, dhe 1999-2000 Zv/ministër i Punëve të Jashtme.
Libra të botuar nga ky autor
Të jetosh në ishull (2008)
Otello, Arapi i Vlorës (2009)
Shqipëria (2011)
Hëna e Shqipërisë (2014)
Kandidati (2015)
Letër një socialisti (2016)
KM Kryeministri (2016)
"41 sekrete" (2022)
"Komploti" (2023)
Sekrete të njerëzve të njohur e të panjohur që, me zemër në dorë, i rrëfehen penës së shkrimtarit.
Një nga romanet e angazhuara më të suksesshëm, që doli në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2015, që shquhet për sarkazëm dhe fuqi goditëse shprehëse
Pas “Kandidati”, Ben Blushi vazhdon fiction-in politik. KM Kryeministri është romani më i fundit që sapo është hedhur në qarkullim nga Mapo Editions. Në këtë rrëfim vjen historia e kryeministrit që për të fituar zgjedhjet planifikoi një atentat kundër vetvetes. Ngjarjet zhvillohen në Shqipërinë e vitit 2021, kur një ushtar i akuzuar për bashkëpunim me...
Ben Blushi vjen para lexuesit me nje tjeter roman futurist, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi.
Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. Romani i ri i Blushit është një vepër e mirëfilltë letrare, ku...
Befasia në stil, në ndërtimin e rrëfimit, në strukturën e gjithë veprës në romanet e tij ishte ndoshta kontributi për një kthim të shijes së letërsisë në këto kohë, kur ritmi dhe stresi i kohës sonë e largojnë lexuesin nga libri aq më tepër nga letërsia.