





Billie Letts është shkrimtare dhe eksperte e edukimit. Ka qenë profesoreshë në Universitetin e Shtetit të Okalomës. Është nderuar me disa çmime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës










BJ Foog është një studiues i shkencave sociale që aktualisht po bën punë kërkimore pranë Universitetit Stanford. Po ashtu, ai është themelues dhe drejtues i Një Laboratori që merret me studimin e Sjelljes. Ka lindur ën vitin 1963 dhe jeton në Teksas.















Dr. Bledar Kurti është këshilltar dhe analist politik, akademik, lektor universiteti, publicist politik dhe historik. Është lindur në Durrës më 7 Gusht, 1977. Ai është autor i disa librave si: "Vajza nga Laguna", "Udhëtim në Gjurmët e Vjetra dhe të Reja të Civilizimit", "Man Ray dhe Surealizmi", "CIA dhe Presidentët Amerikanë", dhe "One Touch!"
Blerina Arbana (Tusha) u diplomua për koreografi në vitin 1992, ushtron profesionin e mësueses së baletit dhe është drejtuese e shkollës kombëtare të Koreografisë

Blerina Pëllumbi (Demo) ka lindur në vitin 1976 në qytetin e Korçës. Ka mbaruar degën për mësuesi në universitetin Fan Noli në Korçë. Prej vitit 2016 jeton në Tiranë. Libri i parë është romani “Lotët e një gruaje” dhe ka në proces botimi dy vëllime me poezi










Bob Dilan eshte nga perfaqesuesit me te denje te muzikes rok, aktivist, muzikant dhe poet i njohur; i nominuar disa here per cmimin Nobel, te cilin e fitoi me 13 tetor 2016






















Boris Pasternak është poet, romancier dhe përkthyes i njohur rus i shekullit të XX. Ai ka lindur më 10 shkurt 1890 dhe u nda nga jeta 30 maj 1960. Pasternak është fitues i Çmimit Nobel në Letërsi për romanin “Doktor Zhivago”

















Brad Stone është editor ekzekutiv për teknologjinë tek Bloomberg. Ai ka shkruar librat: “The Upstarts” dhe “The Everything Store: Jeff Bezos and the Age of Amazon”, libër bestseller i The New York Times, me të cilin fitoi çmimin Libri më i mirë i biznesit në vitin 2013 nga Financial Times dhe Goldman Sachs. Ky libër është përkthyer në 27 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Stone jeton në San Francisko.





Brajan Sukaj eshte nje nder autoret e rinj te letersise bashkekohore shqipe, i cili pati nje debutim te suksesshem me romanin "Ciklopi". Me kete roman fitoi cmimin e vitit ne Panairin e Librit Tirana 2018 dhe cimin romani me i mire i vitit per vitin 2018 dhene nga Bukinist.al. Romani i dyte "Viti i elefantit" shenon nje tjeter arritje ne zhanrin romanor tek ky autor.






