BENEDICT WELLS u lind në vitin 1984 në Mynih. Pas maturës, në vitin 2003 vajti në Berlin, ku iu përkushtua shkrimtarisë. Jetesën e siguronte duke bërë punë të ndryshme. Romani tij i parë, "Vera e fundit e Beck-sit", u botua në vitin 2008 dhe u realizua edhe film. Romani i tij "Pothuajse gjenial" (2011) ishte për muaj të tërë në listat e bestsellerëve.
Fëmijëria e vështirë është si një armik i padukshëm: nuk e di kurrë se kur të godet. Një roman famshëm për kapërcimin e humbjes dhe vetmisë, si dhe për pyetjen se çfarë është e pandryshueshme te njeriu. E para së gjithash, një histori e madhe dashurie.