Benjamin Alire Saenz

Benjamin Alire Saenz është autor poezish e prozash për të rritur dhe të rinj. Librat e tij kanë fituar çmimin PEN/Faulkner dhe American Book Award. Romani “Aristoteli dhe Dantja zbulojnë misteret e universit” ka fituar Stonewall Book Award, Pura Belpre Award, Lambda Literary Award, Printz Honor Book, si dhe ka qenë finalist për Amelia Elizabeth Walden Award. Jo më pak të suksesshëm dhe fitues çmimesh kanë qenë edhe romane të tjera të tij. Ai është nderuar me çmime, si: Tomas Rivera Mexican American Children’s Book Award, Southwest Book Award etj. Saenz është profesor i lëndës së krijimtarisë letrare në Universitetin e Teksasit në El Paso.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Një histori e ëmbël, e pastër dhe që i bën mirë zemrës. Romani, që u shndërrua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022! Me regji të Aitch Alberto dhe me një kast aktorësh si Eva Longoria, Eugenio Derbez etj. Filmi u shfaq premierë në International Toronto Film Festival, në shtator 2022. Pritet që të dalë në kinematë amerikane për publikun e gjerë...

    1 200 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër