Besart Kadia ka përfunduar studimet e tij në Radley College (2002-2004) në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas ka ndjekur studimet në Universitetin e Bristolit (2004-2007) për Ekonomi dhe Financë. Ai ka punuar si pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës. Gjatë viteve 2009-2013 ai ishte koordinator kombëtar për Programin Rajonal të Promovimit të Kërkimit Shkencor të drejtuar nga Universiteti i Fribourgut në Zvicër i mandatuar nga Swiss Development Cooperation kushtuar promovimit të studiuesve të rinj në shkencat sociale në Shqipëri. Gjatë vitit 2011 ai punoi si Trainer për Procredit Bank dhe ka përvojë si auditues për Ernst dhe Young Assurance dhe Shërbime Këshilluese të Biznesit (2007-2008). Gjatë 2013-2017 ai ishte Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike duke u angazhuar në kërkim shkencor dhe në promovimin e ideve libertariane në Shqipëri përmes botimeve, konferencave dhe trajnimeve.
Ai është gjithashtu autor i disa artikujve në revista akademike dhe autor i Trillerit Politik “Loja e Vjetër”.
Në "Lojën e Vjetër" ndodhin vrasje ... Disa gjymtohen nga arma e krimit të rrugës dhe shumë të tjerë janë të vdekur të gjallë nga krimi shtetëror. Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën...