Poezitë e Camajt janë botuar vetëm kohëve të fundit për shkak të ndrojtjes së vetë poetit dhe censurës së asaj kohe.
Strehë Dashnie na vjen si vlerë e padeformuar, duke e ruajtur thelbin e mirëfilltë të poezisë, me një shije të stërholluar estetike. Përderisa erotika në poezinë shqipe është trajtuar si ankth dhe ka vërshuar si liri e munguar, në Strehën e autorit Besnik Camaj, atë e ndjen si ndjenjë fisnike, si përjetim hyjnor, me një thelb plot filozofi.