Kasem Trebeshina BZ0007
Libër i ri
Ky libër konsiderohet nga kritika një vepër unikale në letërsinë shqipe, e cila në një mënyrë lapidare arrin që të shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit. Ai që e lexon me vëmendje këtë libër shton të thelbin e lidhjes së dobët të shqiptarit me kombin dhe braktisjen e atdheut. Prandaj ky libër duhet lexuar.....
Ky libër nuk është më në stok
| Faqe | 100 |
| ISBN | 9789951082167 |
| Titulli origjinal | BUZUKU |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Prishtinë |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Një vëllim me tregime të Kasem Trebeshinës, shkruar në kohë të ndryshme, ku spikasin ato të shkruara gjatë komunizmit
Duhet ta shkruash një poemë për Kosovën? Këtë e kanë bërë shumë prej mjeshtrave të letrave shqipe dhe këtë gjë bëri edhe Kasem Trebeshina, duke ia dedikuar këto vargje Kosovës, UÇK-së, dëshmorëve dhe miqve të tij. Këtu gjendet dhimbja, kryeneçësia, vitaliteti dhe drithërima e ekzistencës kosovare...
Në këtë libër gjenden tregimet "Përjetësia brenda vdekjes", "Piramida e çuditshme" dhe "Maçoku"
Libri ka si motiv shtyse të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatakja niset në misionin politik për të mbledhur skeletet që do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm. Pikërisht këtë dilemë duhet të zgjidhë artisti-personazh
“Mekami” i kundërvihet mitit të realizimit socialist që e nxjerr figurën e Skënderbeut si qëndresën më të fortë të popullit shqiptar, nga i cili duhet të frymëzoheshim edhe ne që u rezistonim të gjitha sulmeve të borgjezëve, revizionistëve, social-imperialistëve...
Trebeshina i hap për herë të parë lexuesit një dritare për të hyrë në një botë fantazie që ngjason me atë të rrëfimeve të Mitrush Kutelit. Stili surrealist i asaj çka autori e quan “realizëm poetik” i tij është rezultat i revoltës së vetëdijshme kundër rrymës sunduese të realizimit socialist
Është një libër që rrok gjithë jetën me dukuritë e saj, saqë përftohet bindja se kemi të bëjmë me një rrëfim të dendur, me një rrëfim që manifeston frymën jetësore tragjike, komike, ironike dhe vitale. Kjo është shtresa aksiologjike rrëfimit e cila e koncepton fëmijërinë si stina e kaltër, e vetmja fazë e lumturisë njerëzore, që në vetvete shënon një...
“Historia e atyre që s’janë” sjell rënien në nivelet më të ulëta të nënshtrimit dhe të prostituimit fizik dhe shpirtëror, por njëherësh edhe ngritjen në nivelet sublime të heroit, teksa me guximin e tij e mund vdekjen. Kjo është ndër veprat që kritika e konsideron kthesë në dramën shqipe. Libri është përkthyer edhe në frëngjisht dhe është vënë në skenë në...
Është një libër që rrok gjithë jetën me dukuritë e saj, saqë përftohet bindja se kemi të bëjmë me një rrëfim të dendur, me një rrëfim që manifeston frymën jetësore tragjike, komike, ironike dhe vitale. Kjo është shtresa aksiologjike rrëfimit e cila e koncepton fëmijërinë si stina e kaltër, e vetmja fazë e lumturisë njerëzore, që në vetvete shënon një...
Në këtë libër vijnë kujtime dhe reflektike përmasash deri dhe filozofike të Kasem Trebeshinës, disidenti shqiptar, të cilat sjellin kohën dhe hapësirën e pafundme kuministe dhe besimin se do të vijë së shpejti dita e lirisë. Ky libër vlerësohet si një dëshmi e shkruar që ka lënë autori para se të ndahej nga jeta