Valbona Banka NSA0090
Libër i ri
Broni është një djalë 8-vjeçar që jeton në një qytet të së ardhmes. Atje, gjithë jeta rrjedh vetëm përmes sistemeve teknologjike, madje edhe ushqimet nuk janë më natyrore. Mirëpo, një natë sistemi pëson një defekt, për shkak të të cilit shuhet Kujtesa e fjalëve. Nëpër kompjutera zhduken përrallat, historitë, fjalorët, ndërkaq çdo burim i fjalëve është djegur me kohë.
49 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dita Books | |
| ISBN | 9789928483003 | |
Dalëngadalë, Banorët fillojnë të ngrijnë, ndaj Bronit i duhet të kalojë
Cakun-Kufi për të gjetur “Li…ilaçin”, që gjendet në botën e Antikëve. Këta të fundit jetojnë jashtë qytetit, pa teknologji, tërësisht sipas ligjeve të natyrës. Takimi me Guri Këmbëzën, një djalosh 10-vjeçar, të cilit i pëlqen shumë që të bredhë zbathur e të argëtohet, i jep zemër Bronit për udhëtimin më të gjatë të jetës së tij.
Dy djemtë nisen në kërkim të ilaçit magjik dhe ndërkaq njohin më mirë njëri-tjetrin, përballen me vështirësi të panumërta e aventura nga më të çuditshmet. Përgjatë rrugës do të takojnë shumë njerëz, të gjithë me profesione të vjetra që i kryenin punët pa ndihmën e kompjuterave dhe robotëve.
Botët nga vijnë dy djemtë kanë shumë ndryshime, por ajo që i bashkon do t’i shpëtojë të gjithë.| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 244 |
| ISBN | 9789928483003 |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Gjuha | Shqip |
| Grupmosha | 10 –14 vjeç |
| Përmasat | 14.5 × 21cm |
Aria nuk ka prindër, ka vetëm një vëlla dhe zemrën e saj të madhe plot me dashuri.Për të nuk ka rëndësi nëse jeton në shtëpinë e fëmijës apo jo, mjaft që pranë të ketë Rainin, në mungesë të të cilit nuk merr dot as frymë.
Kërshëria është një dëshirë, një nxitje apo një shtysë e madhe për të mësuar gjëra të reja që nuk i dimë… Por, kësaj here është shndërruar në një personazh simpatik dhe të këndshëm që i pëlqen shumë të rrijë me fëmijët po aq sa edhe fëmijëve u pëlqen të rrinë me të. Vetëm ata munden ta zbulojnë, ta shohin, të rrinë, të luajnë e të flasin me të, teksa të...
Autorja Valbona Banka, fituese e çmimit per librin me te mire per femije per vitin 2022 tek Bukinist.al, vjen me nje liber te ri. Ky liber grish fantazine e lexuesve te vegjel me nje bote plot mistere. Një lexim me të papritura, plot mistere për t’u zbuluar që do ju mbajne pezull...
Valbona Banka është një emër i ri në letërsinë për fëmijë, por që tashmë ka të shkruar tre vepra për lexuesit e vegjël. Me rastin e fitimit të cmimit për librin më të mirë për fëmijë për vitin 2022 nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari ne kemi bërë bashkë në një set librin fitues “Aria hidh e prit” dhe “Zgjohu kërshëri”, si rekomandime edhe për lexuesit e...
Le të udhëtojmë edhe ne me Arian dhe personazhet e tjera, mes situatave të papritura dhe humorit, për të shijuar këtë përvojë.
Aria, si shumë fëmijë të tjerë, e do pafund detin, por nuk e ka parë kurrë. Teksa sodit detin e pikturuar në murin e dhomës së saj, ajo pret me padurim ardhjen e Bikës, vullnetares në shtëpinë e kujdesit, e cila i ka premtuar t’ia bëjë realitet ëndrrën: “Pushime në det me Bikën dhe familjen e saj”.
E kishte vendosur. Do të bënte diçka për të fituar para. Në fillim, do të blinte syzet e gjyshit. Pastaj, me çfarë t’i mbeteshin, një libër... një të vogël, të hollë, me përralla. Më vonë, një tjetër, më të madh. Dhe më pas një tjetër. Një botë e tërë përrallash që rritej dalëngadalë; donte të ngrinte një bibliotekë vetëm për vete.
A keni parë e dëgjuar ndonjëherë që një mace, një derrkuckë, një kalë, një papagall, një qenush, një hamster dhe një lepurush të jenë shokë për kokë?
“Bota e padukshme e adoleshencës” është një libër për çdo adoleshent që është ndier ndonjëherë i padukshëm apo ipakuptuar…Si dhe për çdo prind që ka dashur ta kuptojë, por nuk ka ditur sesi.