Zgjohu kersheri Shiko më të madhe

Zgjohu kersheri

Valbona Banka MEP0130

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kërshëria është një dëshirë, një nxitje apo një shtysë e madhe për të mësuar gjëra të reja që nuk i dimë… Por, kësaj here është shndërruar në një personazh simpatik dhe të këndshëm që i pëlqen shumë të rrijë me fëmijët po aq sa edhe fëmijëve u pëlqen të rrinë me të. Vetëm ata munden ta zbulojnë, ta shohin, të rrinë, të luajnë e të flasin me të, teksa të rriturit e kanë këputur prej kohësh fillin lidhës.

Më shumë detaje

84 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dita Books
ISBN9789928086365

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Kërshëria magjepsës bën që fëmijët të zbulojnë shijen e kthimit në vendlindje, një vend joshës që quhet Fshati i Bekuar.Fshati është me të vërtetë i bekuar nga natyra, por prej disa kohësh, është braktisur nga të vegjlit dhe të rinjtë. Ata kanë shtegtuar në vende të largëta, më të mëdha, me mundësi më të mira jetese. Kurse Fshati i Bekuar, vetëm me pleq që shohin nga rruga duke pritur fëmijët, po degradohet bashkë me banorët. Por ka shpresë, megjithatë. Ja tek kthehen vogëlushët dhe i japin jetë Fshatit të Bekuar, këtij vendi të gatshëm që i pret të kthehen, si foleja zogjtë që e mbushin me cicërima për të marrë sërish jetë, nga e para.Kur je fëmijë, kërshëria është gjithnjë me ty,  kur rritesh kujtohu ta zgjosh!



Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe232
ISBN9789928086365
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha10 –15 vjeç
StatusiI ri
Përmasat14.5 × 21cm