Makbethi (SC) Shiko më të madhe

Makbethi (SC)

William Shakespeare BO0170

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789994332759

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me ngjarje që kanë ndodhur atë vit. Gjithashtu, shumë besojnë se u krijuar për t'u interpretuar përpara mbretit Xhejms l, i cili kishte interes të madh për magjinë. Ka mundësi që pjesa të ketë qenë një nga zbavitjet e oborrit për mbretin Kristian lV të Danimarkës gjatë vizitës së tij në Londër në vitin 1606. Për më tepër, studiuesit sugjerojnë që Shekspiri mund ta ketë shkruar Makbethin për të përlëvduar paraardhësit e mbretit Xhejms duke e krahasuar atë përmes Bankos historik me mbretin e parë skocez, Keneth MacAlpin. Burimi kryesor letrar për Makbethin është libri "Kronika të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës" (1577) e Rafael Holinshedit. Sidoqoftë, Shekspiri nuk i qëndroi shumë besnik këtij burimi duke përshtatur ngjarje të ndryshme historike për të rritur efektin dramatik të tragjedisë së tij. Rregullat klasike të tragjedisë gjithashtu kërkojnë që shkatërrimi i heroit të ngjallë mëshirë dhe frikë të publiku. Disa kritikë pohojnë se, meqë veprimet e Makbethit përgjatë pjesës janë vazhdimisht të liga, në fund ai merr atë që meriton dhe për këtë arsye rënia e tij nuk është katastrofike në kuptimin tragjik. Komentues të tjerë argumentojnë se megjithëse Makbethi përqafon të ligën, ndjenja e tij e fajit, e kombinuar me pushtetin detyrues të magjistricave dhe gruas së tij, shkakton mëshirë dhe frikë tek lexuesit e spektatorët, një ndjenjë kjo e indentifikuar në tragjedinë klasike si katarsis.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe124
ISBN9789994332759
Viti i Botimit2005
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë