Antoni dhe Kleopatra (SC) Shiko më të madhe

Antoni dhe Kleopatra (SC)

William Shakespeare BO0178

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Në Antoni dhe Kleopatra Shekspiri riprodhon mesaktësi të çuditshme ngjarje dhe fakte, duke iu përmbajtur me besnikëri subjektit, hollësive nga jeta e Lindjes dhe e Romës, anekdotave deri dhe tipareve të personazheve kryesore dhe të dorës së dytë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789994342365

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Poeti i madh i skenës Uiliam Shekspiri të gjitha dramat e veta i ka ndërtuar mbi një kolizion të fuqishëm, mbi një përplasje midis forcave të kundërta. Të tilla janë dramat e tij klasike më të njohura. Në Antoni dhe Kleopatra premisa e tragjedisë është disi e ndryshme. Çifti i Aleksandrisë, që është një nga majat më piktoreske në masivin shekspirian, ka në vetvete diçka origjinale e të papërsëritshme, forcën e krye heroit dhedobësitë e njeriut të zakonshëm. Në këtë unitet të kundërtash qëndron edhe madhështia e tragjedisë së tij. Dramaturgu i madh anglez, për të shkruar dramën e tij Antoni dhe Kleopatra, u mbështet në Jetët paralele të Plutarkut. Në Antoni dhe Kleopatra Shekspiri riprodhon mesaktësi të çuditshme ngjarje dhe fakte, duke iu përmbajtur me besnikëri subjektit, hollësive nga jeta e Lindjes dhe e Romës, anekdotave deri dhe tipareve të personazheve kryesore dhe të dorës së dytë. Natyrisht, Shekspiri solli mjaft elemente të reja në situatat dhe karakteristikat e personazheve, me prirjen për të dhënë përmes tyre atmosferën e kohës dhe mendimin humanist të Rilindjes. Për dramaturgun nuk ishte e lehtë të riprodhonte në vepër ngjarje dhe situata kaq të ndërlikuara historike nga lufta e ashpër në Romë, që u zhvillua për pushtet në dyzet vjetët e fundit të shekullit të parë para erës së re, ngjyrat dhe aromat e një jete kaq të rafinuar si ajo e oborreve të Lindjes, sepse atë e ndanin nga ajo epokë jo më pak se gjashtëmbëdhjetë shekuj e gjysmë. Antoni dhe Kleopatra është si vazhdim i tragjedisë Jul Cezari, ku autori ka dhënë konflikte të fuqishme dramatike, që do të vendosnin fatin e popujve dhe të shteteve të botës antike. Ndërsa në të dytën paraqitet lufta midis tiranisë (Cezari) dhe lirisë (Bruti), në Antoni dhe Kleopatra lufta bëhet për pushtet midis dy gjeneralëve, Oktavit dhe Antonit me prirje të njëjta për të vendosur sundimin autokratik dhe diktaturën ushtarake, siç ndodhi në të vërtetë më vonë.?

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe256
ISBN9789994342365
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë