Romeo dhe Zhuljeta Shiko më të madhe

Romeo dhe Zhuljeta

William Shakespeare BO0104

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo dramë tragjike për të dashuruarit e rinj të pafat është vlerësuar si një vepër e jashtëzakonshme, duke u shndërruar në simbolin e dashurisë së parealizuar

Më shumë detaje

11085 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789994342134

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romeo dhe Zhuljeta u shkrua nga Shekspiri në një periudhë relativisht të hershme të karrierës së tij letrare, rreth viteve 1594 – 1595. Në shekullin XX, për një kohë të gjatë, kritikët kanë tentuar ta nënvlerësojnë këtë vepër në krahasim me katër tragjeditë e mëdha që Shekspiri shkroi në dekadën e parë të shekullit XVII (Hamleti, Mbreti Lir, Makbethi dhe Otello).

Në krahasim me veprat e tjera, tragjedisë "Romeo dhe Zhuljeta" duket sikur i mungon thellësia psikologjike dhe kompleksiteti strukturor i tragjedive të mëvonshme të Shekspirit. Të tjerë studiues e kanë ngritur statusin e saj në listën e plotë të veprave të Shekspirit. Ata e kanë bërë duke lënë mënjanë vlerësimin krahasues dhe duke e gjykuar veprën si një vepër arti më vete. E parë nga kjo perspektivë, kjo dramë tragjike për të dashuruarit e rinj të pafat është vlerësuar si një vepër e jashtëzakonshme.

Në të vërtetë, Romeo dhe Zhuljeta në atë kohë ishte një pjesë skenike eksperimentale për kompozimin e saj, duke paraqitur disa dallime radikale nga rregullat mbizotëruese për një kohë të gjatë. Për më tepër, këto aspekte novatoriste të pjesës theksojnë dhe zgjerojnë temat e saj kryesore. Këto të fundit përfshijnë antitezën ndërmjet dashurisë dhe urrejtjes, përdorimin korrelativ të polaritetit dritë/ errësirë, trajtimin e kohës (si element tematik e strukturor) dhe dhënien e statusit kryesor Fatit dhe shfaqjeve të tij në ëndrra, ogure dhe profeci që parashikojnë përfundimin e tij tragjik.

Të dhëna

Faqe200
ISBN9789994342134
Viti i Botimit2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiAlqi Kristo