I ri HYRJE NE PSIKOLINGUISTIKE Shiko më të madhe

HYRJE NE PSIKOLINGUISTIKE

RRAHMAN PACARIZI A-008091

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Hyrje në Psikolinguistikë i Rrahman Paçarizit  vjen i dyti në albanistikën e zhvilluar brenda trojeve shqiptare, për nga natyra e tij e përqendruar në këtë fushë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dukagjini
ISBN9789951058476

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Punimi (Hyrje në Psikolinguistikë i Rrahman Paçarizit) që kemi në dorë vjen i dyti në albanistikën e zhvilluar brenda trojeve shqiptare, për nga natyra e tij e përqendruar në këtë fushë, pas botimit të Kapia (2019), dhe si i tillë çan shtigje të rrahura pak ose aspak në këtë drejtim. Paçarizi ofron në këtë punim një tablo të përgjithshme të katër nënfushave kryesore të psikolinguistikës; shumëkush do ta kishte braktiksur pasionin për të shkruar mbi këto tema (nënfusha), si pak ose krejt të panjohura për albanistikën, por Paçarizi, me këmbënguljen e një pasionanti dhe me vullnetin që dëshmohet në sistematicitetin e dijes së paraqitur në këtë libër, tregon që ka ende shumë për të thënë në albanistikë për psikolinguistikën.

Si përfundim, kjo vepër dëshmon seriozitetin e autorit në sipërmarrjen e kësaj përpjekje për albanistikën moderne, pasuron dukshëm diskutimin dhe zgjeron me cilësi tematizimin e çështjeve të psikolinguistikës, pasi psikolinguistika nuk është thjesht një hartë që mund të eksplorohet nga cilido specialist, dhe as shkencërisht e lehtë për t'u shndërruar në dije reference brenda një fushe studimore të një gjuhe fare të vogël siç është kjo e jona; realiteti i saj ka natyrë dinamike në përmasat e veta diakronike dhe sinkronike dhe mund të rroket vetëm nëse projektohet e seksionuar mirë me një narrativë që i përshtatet kontekstit të kulturës psikolinguistike të audiencës së vet. Këtë qëllim autori e ka realizuar me mjeshtëri. Sidoqoftë, që mbijetesa e kulturës dhe dijes që përcjell ky punim, do të ishte më e efektshme, nëse punimi do të vendosej në kontekstin e dokumenteve dhe interpretimeve ekzistuese psikolinguistike edhe në albanistikë.


E përgëzoj fort autorin për këtë orientim të logjikshëm e të kultivuar në labirintet e një fushe aq komplekse, e cila vazhdon të ketë nevojë urgjente të njihet mirë në albanistikë, meqenëse përbën thelbin e politikave arsimore dhe shëndetësore të një shoqërie në marrëdhënie me gjuhën e vet.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe548
ISBN9789951058476
GjuhaShqip
StatusiI ri