Të poshtëruar Shiko më të madhe

Të poshtëruar

Lea Ypi BD0471

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Kush ishte me të vërtetë Leman Ypi? Pse fliste frëngjisht kur ishte rritur si mbesa e një pashai në Selanik? Ç'e shtyu të linte qytetin kaq e re për të nisur jetën e vetëm në Tiranë? Si u dashurua dhe u martua me një socialist simpatizant të Frontit Popullor, ndërkohë që babai i tij bashkëpunonte me fashistët? 

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kur Lea Ypi gjen në rrjetet sociale një fotografi të vitit 1941, ku shfaqet gjyshja e saj Lemani, gjithçka që dinte për të shkuarën familjare, tronditet. Në fëmijëri i kishin thënë se kujtimet e rinisë së gjyshes ishin zhdukur nga komunistët pas ardhjes në pushtet. Por ja ku është një imazh i saj, e sapomartuar me Asllan Ypin, të dy të buzëqeshur, në kulmin e Luftës së Dytë Borërore. 

Kush ishte me të vërtetë Leman Ypi? Pse fliste frëngjisht kur ishte rritur si mbesa e një pashai në Selanik? Ç'e shtyu të linte qytetin kaq e re për të nisur jetën e vetëm në Tiranë? Si u dashurua dhe u martua me një socialist simpatizant të Frontit Popullor, ndërkohë që babai i tij bashkëpunonte me fashistët? Dhe mbi të gjitha, çfarë fshihej pas asaj buzëqeshjeje të papritur në dëborën e Cortina-s kur e gjithë Europa po bëhej shkrumb e hi?

Duke ndjekur gjurmët e së shkuarës, autorja udhëton drejt vendeve të rinisë së gjyshes - nga bota e zhdukur e aristokracisë osmane, te realiteti i ri i Ballkanit nën fashizëm dhe më pas nën komunizëm. Në një libër të thellë e njëkohësisht magjepsës, me zërin e saj të paimitueshëm, Ypi shtron pyetjen themelore të mbijetesës në një epokë ekstremesh, zbërthen brishtësinë e së vërtetës - qoftë ajo personale apo politike - dhe çmimin e vendimeve të marra kundër rrymës së historisë. Përmes raporteve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, dëshmive gjyqësore dhe kujtimeve të saj për gjyshen Leman, na udhëheq në një udhëtim mes së tashmes dhe të shkuarës, ku arkivi ndërthurret me imagjinatën, dhe faktet me trillimin. 

Herë epik e herë intim, "Të poshtëruar" është një reflektim i fuqishëm mbi brishtësinë e së vërtetës - personale dhe politike - dhe mbi pyetjet që vazhdojnë të na ndjekin. çfarë dimë me të vërtet për atë që duam? Dhe me ç'të drejtë morale i gjykojmë zgjedhjet e brezave të shkuar? 

"Lea Ypi është një nga ato mendimtare që ndriçojnë të vërtetat historike me fuqinë e pashtershme të letërsisë. E kam lexuar "Të poshtëruar" me të njëjtën mahnitje që dikur kam lexuar "Middlemarch" dhe "Beloved". Një kryevepër. 

Lyndsey Stonebridge

"Lea Ypi zhytet thellë në të kaluarën e harruar të Europës, duke eksploruar se kush e zotëron historinë e një jete dhe kush ka të drejtë të flasë për të. Një rrëfim magjepsës me polici sekrete, familje të ndara dhe besnikëri të palëkundura, libri është njëherazi edhe një reflektim i jashtëzakonshëm mbi shkrimin e historisë dhe mbi fatet e njerëzve që ajo lë pas."

Të dhëna

Faqe426
Viti i Botimit2025
GjuhaShqip
StatusiI ri