Izet Haxhia përballë Sali Berishës Shiko më të madhe

Izet Haxhia perballe Sali Berishes

Izet Haxhia BEL0028

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër sjell një rrëfim të plotë të njeriut më të afërt të ish-presidentit Sali Berisha, për të gjitha njohjet, marrëdhëniet me politikën dhe botën e krimit, raportet me familjen dhe personazhet misterioze jashtë Shqipërisë. Ndonëse i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Izet Haxhia ka treguar çdo gjë për Berishën, në një mënyrë të pazakontë....

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928137944

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thanë për librin

Jam befasuar nga ato që thotë Izet Haxhia. Disa gjëra edhe jane përmendur, por gjithmonë janë përgënjeshtruar, sikurse ndodh tek ne në vazhdimësi, aq sa shpesh bëhet e vështirë të kuptojmë se ku qëndron e vërteta. Por jo vetëm kaq, edhe organet e akuzës, të cilat e kanë për detyrë t'i shkojnë deri në fund problemeve rrinë e shikojnë, nuk di se çfarë presin?

Alfred Moisiu, President i Shqipërisë 2002-2007

Shqiptari i thjeshtë Izet Haxhia ndjen përgjegjësinë për gabimet e bëra, megjithëse nuk kishte asnjë post dhe fuqi në shtet e politikë. Cili politikan bëri një vetëgjyqësi e katarsis si Izeti? Zhvillimet e vrullshme e me kthesa të forta në jetën e Izetit të kujtojnë proverbin e lashtë kinez "Fisi, (në këtë rast personi) dhe lumi dalin nga shtrati, por kthehen përsëri në shtratin e vet"

Dr. Sabit Brokaj, ish-ministër i Mbrojtjes

Izet Haxhia ka qenë një njeri i rëndësishëm në qeverisjen e parë të Berishës si President, por po kaq i rëndësishëm për ngjarjet që pasuan pas ikjes së tij nga pushteti, daljes në opozitë dhe përpjekjes për destabilizim permanent në Shqipëri. Al ËSHTË DËSHMITAR! KA QENË ATY NË MES TE NGJARJEVE. Ndaj kam lexuar çdo gjë që po thotë në harkun e një viti e ca... Po dëshminë e Izet Haxhisë si ka mundesi që nuk e lexon kush, nuk e heton kush, nuk e provon kush dhe as nuk e hedh poshtë ndonjëri prej këtyre?!

Erion Braçe, deputet

S'ka asnjë dyshim se të gjitha krimet, vrasjet dhe rrëmujat i ka organizuar SHIK-u i asaj kohe me porosi të Berishës... Izet Haxhia ka plotësisht të drejtë në ato që thotë dhe bën mirë që i thotë. Atij t'i përgjigjet Berisha e le të mos na tregojë përralla.

Skënder Gjinushi, ish-kryetar i Kuvendit, kryetar i PSD-së

Nuk më duket se duhet kërkuar burim më i besueshëm. Izet Haxhia thotë: "e bëmë ne", nuk po thotë që: "e bënë ata". Pas kësaj kohe të gjatë që ka kaluar, problemi është bërë akoma më i komplikuar, boll të kujtosh që me sistemin e sotëm të drejtësisë, nuk mund të bësh asnjë lloj drejtësie, prandaj, sot, për ato që dëshmon Izet Haxhia, do të duheshin "këllqe" akoma më të forta se dikur.

Fatos Klosi, ish-shef i SHIK-ut

Të dhëna

Faqe338
ISBN9789928137944
RedaktoriXhevdet Shehu
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë