Produktet më të shikuara
Ky liber duhet lexuar nga studente, akademike, praktues, - por mbi te gjitha nga prinder pasi sjell te dhena dhe keshilla me vlere sesi te edukojme femijet qe sapo vijne ne jete, duke dhene ne kendveshtrim te gjitheanshem mbi procesin e te mesuarit. Ky liber eshte i pervetesueshem nga lexues te grup-moshave te ndryshme.
Në këtë libër, Robert A. Johnson, analizon në thellësi këtë histori të lashtë dhe u hedh dritë detajeve, duke sjellë një studim tërheqës dhe të mprehtë se çfarë do të thotë të bëhesh grua. Në këto faqe do të kuptosh gratë e rëndësishme në jetën tënde, si dhe do të kuptosh shumë për veten tënde si grua.
Per te gjithe lexuesit e vegjel qe kane mbaruar klasen e katert, ky liber ju vjen ne ndihme per tu zbavitur gjate pushimeve verore dhe per te mbajtur te fresket njohurat e marra gjate vitit shkollor. Ne liber ka ushtrime ne disa fusha si matematika, dituri natyre, gjuha, letersia, arti pamor, gjuha angleze etj.. Per ta bere sa me te kendshme leximin,...
Revista Medius 16 sjell te lexuesi këndvështrime të përballjes Egoizim- Altruizëm nga: Selami Xhepa/ Redi Shehu/ Vilma Djala/ Lulzim Hoxha/ Fitim Zekthi/ Ervin Hatibi/ Armand Bora/ Brenton Kotorri/ Dorian Koçi/ Klementin Mile/ Latif Mustafa/ Isuf Shehu/ Agim Baçi
Me këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë të një çështjeje të madhe gjyqësore, Xhon Grishami vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementeve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori. Një studio e vogël ligjore. Një çështje e madhe gjyqësore. Rasti i një jete të tërë.
Emmanuel Carrère është përpjekur të hyjë në ndërlikimet e mendimit të një psikopati, vrasësi dhe gënjeshtari. I dënuar në korrik 1996, Jean-Claude Romand u lirua në qershor 2019, me kusht, dhe mbahet aktualisht nën mbikëqyrje.
Një libër me mistere dhe aventura, që i kushtohet familjes, kujtimeve dhe mënyrës sesi duhet t’i përballojmë ngjarjet e jetës. Një histori misterioze, e përsosur për lexuesit kureshtarë që duan të zhyten në një rrëfim plot aventura dhe të papritura. Një rrëfenjë për miqësinë, familjen, rritjen, aventurën, lojën.
Romani ka patosin dhe dramacitetin e një vepre epike, që synon të rrokë ngjarje epokale historike dhe t'i japë ngjyrimin e duhur artistik dhe emocional. Shkrimtarja është mjeshtre e vërtetë në krijimin e atmosferës së kohës së përshkruar në roman.
AUTORJA BESTSELLER E NEW YORK TIMES DHE USA TODAY na sjell historinë e një gruaje që sfidon fuqinë dhe fatin e saj në një botë maskiliste, përmbyllet në mënyrën më intriguese dhe të ndier, duke gjetur dashurinë e vërtetë. Me romanin “Përgjithmonë bashkë” mbyllet trilogjia Creek Canyon: Libri i parë: “Shtegu për tek ti” Libri i dytë: “Streha e dashurisë”
Fill” dëshmon rënien e krijesës në ujë dhe daljen e saj në breg shëndoshë e mirë, me ndihmën e një filli që përgjatë udhëtimit, lundrimit, betejës merr forma e rëndësi të ndryshme, por mbetet gjer në fund shpëtimtar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë poezia shqipe nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023.
Ne kete set ne kemi perzgjedhur dy autore qe kane veprat bestseller ne Amazon dhe platformat e tjera globale. Paula Haëkins dhe Laura Dave kane ardhur me romanet e tyre te zhanrit mister ne gjuhen shqipe gjate vitit 2022, te cilet ne po i mbledhim bashkerisht ne nje set.
Ky tekst i përgatitur nga studiuesja dhe pedagogia e shkencave të natyrës Inva Koçiaj është për fëmijë të moshës 9 -15 vjeç, të cilët janë kuriozë pas shkencës dhe hapësirës
Ky është një botim special i Amnesty International, i realizuar falë kontributit të aktores së madhe dhe aktivistes për të drejtat e njeriut Angelina Jolie dhe Geraldine Van Bueren. Ky libër shpjegon të drejtat tuaja. Nxjerr në pah punën e madhe të aktivistëve të rinj në mbarë botën. Dhe ju jep istrumente për të kuptuar ligjin, për të ndërmarrë veprime...
Nje tjeter liber i Erich Maria Remarque vjen ne gjuhen shqipe; “Duaje tjetrin”, nen perkthimin e Marzela Çelanji dhe i botuar nga Fan Noli
Ritreguar me sinqeritetin e vrazhdë, të saktë e shqetësues të një gruaje tashmë të moshuar, që e ka gjetur më në fund lirinë, rrugëtimi i saj personal përfshin figura e fakte historike të tri luftërave finlandeze, por edhe të Luftës së Dytë Botërore: ushtarakë, intelektualë gjermanofilë, Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në...
Një histori prekëse, dramatike, por plot shpresë, me dy protagonistë të zot që ëndërrojnë në një botë të pamëshirshme.
Shtepia botuese Argeta LMG ka pergatitur nje botim special ne pako me 10 veprat e klasikut te perhershem Uilliam Shekspiri, sjelle ne shqip nga Skender Luarasi
Seria “Gjuetari i shtrigave” vazhdon me romanin e ri, sjell në shqip nga Botimet Muza. Në këtë roman thriller, hetuesja Xhesika Niemi është në garë me kohën për të gjetur lidhjen mes një trupi me shenja të çuditshme që ka dalë në bregdetin e akullt të Finlandës dhe dy zhdukjeve enigmatike.
Një libër të merret me historinë që nga ngritja e tempullit të Solomonit në ritualet masonike, tek gjumët e dorëshkrimeve të fshehta hebraike. Një nga motivet kryesore në shkrimin e këtij libri buron nga dëshira e autorëve për të përcaktuar origjinën e masonerisë. A u formulua plotësisht ajo në themelin e Lozhës së Madhe të Anglisë më 24 qershor 1717, apo...
Shtepia botuese Bota Shqiptare sjell nje permbledhje me perrallat me te bukura te Vellezerve Grim ne nje botim special per lexuesit ne moshen mbi 3 vjec.
Çdo ushqim që fusim në stomak sjell një ndryshim në organizimin tonë. Aq më tepër ku flitet për glukozën, apo elemente të tjera. Këto dy libra do t’ju vetëdijësojnë për një gjë të tillë dhe do t’ju ndikojmë për të kuptuar sesi mund ti përdorim ushqimet për të pasur një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Padyshim, këto janë dy librat më të mirë për...
Hidhet në qarkullim numri i vjeshtës 2023 i Revista Letrare, botim i RL Books, në të cilën do të gjeni intervista, krijime në poezi, prozë dhe materiale të tjera
Mbaje trurin tënd të ri, të shëndetshëm dhe të mprehtë me këtë guidë shkencore për mbrojtjen e trurit nga rënia, shkruar nga neurokirurgu dhe korrespondenti kryesor i CNN për mjekësinë, Dr. Sanjay Gupta.
Ai mendon se sekreti i tij është i pazbulueshëm. Por ajo e di të vërtetën…
"'Gruaja brenda meje" - një histori e guximshme dhe çuditërisht prekëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën. Libri hidhet ne qarkullim pas pak ditesh nga shtepia botuese Mediaprint