Maja Lunde A-000167
Libër i ri
Kjo histori Krishtlindjesh, në 24 kapituj, krijon atmosferën magjike që ju mund ta keni hasur edhe tek “Himni i Krishtlindjeve” i Charles Dickens ose te përrallat e Andersenit. Autorja e suksesshme norvegjeze Maja Lunde dhe ilustruesja Lisa Aisato janë krijueset e këtij libri emocionues dhe të bukur, i cili është i përshtatshëm për adhuruesit e Festave të Fund Vitit të të gjitha moshave."
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botimet Jozef | |
| ISBN | 9789928317506 | |
"Po afron Krishtlindja, e cila përkon me ditëlindjen e Kristianit. Zakonisht kjo është dita më e bukur e vitit, kur pema e Krishtlindjes zbukurohet dhe qirinjtë janë ndezur, ajri mbushet me aromën e portokallave dhe bukës së xhenxhefilit dhe zjarri kërcet në vatër. Por këtë vit, asgjë nuk është si më parë. Kristiani dhe familja e tij janë të hidhëruar për humbjen e motrës së tyre të madhe, Juna, dhe ai mendon se ata nuk do ta festojnë Krishtlindjen këtë vit.
Por, një ditë Kristiani takon Hedvigën e gëzuar. Ajo i kujton atij sa e bukur mund të jetë Krishtlindja dhe ai fillon të besojë se gjithsesi mund të ketë Krishtlindje edhe për familjen e tij. Por ka diçka misterioze në shtëpinë ku jeton Hedvig. Kush është plaku i çuditshëm që vazhdon të shfaqet? Dhe çfarë fsheh në vetvete Hedvig?
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 188 |
| ISBN | 9789928317506 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
“Historia e bletëve” është një roman epik për zhdukjen e bletëve. Në këtë vepër ndërthuren tri histori të vendosura përkatësisht në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Një përrallë me plot të papritura e cila flet për humbjen, për përballjen me frikën dhe rifitimin e dashurisë dhe lumturisë së humbur. Ky libër shoqërohet me ilustrime nga Lisa Aisato