Margaret Atwood A-001704
Libër i ri
Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence, tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI.
4 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928310897 | |
“Kënga e Penelopës” është një roman i Margaret Atwood-it, botuar më 2005, si pjesë e kolanës “Seria e miteve Canongate”, në të cilën autorë të njohur bashkëkohorë kanë rishkruar mitet e lashta. “Kënga e Penelopës” na sjell në vëmendje ngjarjet e “Odisesë” së Homerit, tashmë të ripara në këndvështrim modern dhe vetë Penelopa rrëfen historinë e saj që nga Hadi, njohjen e martesën me Odisenë, luftën e Trojës, Helenën e bukur dhe marrëdhëniet me prindërit; jetën e saj pa Odisenë, përballjen me mëtuesit gjatë mungesës së tij, si dhe kthimin e Odisesë pas 20 vjetësh e kërdinë që bëri mbi mëtuesit e shërbëtoret e Penelopës. Po a ishte Odiseja, ai heroi me zgjuarsi të rrallë i përshkruar nga Homeri apo një faqe tjetër, më e errët dhe e panjohur e tij, do të dalë në sipërfaqe?
Temat qendrore të romanit shtjellohen rreth standardeve të dyfishta mes sekseve, klasave shoqërore, si dhe vërtetësisë së drejtësisë.
Në rrëfimin e Homerit, Penelopa, gruaja e Odisesë, portretizohet si kulmi i besnikërisë bashkëshortore dhe historia e saj është një mësim i dobishëm përgjatë gjithë shekujve. E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas rrëmbimit të Helenës, Penelopa, edhe përballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njëqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vret gjithë mëtuesit, si dhe, çuditërisht, dymbëdhjetë prej shërbëtoreve të Penelopës.
Në këtë vështrim ndryshe e bashkëkohor, Margaret Atwood ka zgjedhur të rrëfejë mitin e lashtë përmes gojës së vetë Penelopës dhe dymbëdhjetë vashave të varura. Kësisoj, historia bëhet sa racionale, aq edhe e dhembshur, sa zbavitëse, aq edhe trazuese. Me zgjuarsi dhe nerv, karakteristika të talentit të saj narrativ dhe poetik, autorja i jep Penelopës një realitet dhe jetë të re, duke na ofruar kështu një përgjigje për misterin antik.
Kritika
Atwood-i merr anën e Penelopës me pasion të jashtëzakonshëm... ajo eksploron vetë natyrën e rrëfimit mitik.
The Guardian
Vjen si një fllad i freskët nga deti Mesdhe... Me “Këngën e Penelopës” Atwood konfirmon edhe njëherë gjeninë e saj. Gruaja që shkroi “Rrëfenjën e shërbëtores” nuk e ka humbur aspak ndjeshmërinë e saj të mprehtë.
The Gazette
Po aq i fuqishëm, sa një mallkim.
Sunday Times
Fakti që Atwood-i e vendos Penelopën në rolin e protagonistes është një këndvështrim i freskët dhe plot finesë... Në njëfarë mënyre (dhe kjo është masa e gjenisë së saj që s’mund të përcaktohet) ajo na bën të mbajmë vesh zërin e Penelopës, teksa reflekton në Had mbi jetën e saj, sikur të ishte thashethemi më interesant që kemi dëgjuar ndonjëherë... Është një libër i mrekullueshëm.
The Globe and Mail
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 166 |
| ISBN | 9789928310897 |
| Titulli origjinal | The Penelopiad |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Erdi Ibro |
| Roman | Psikologjik |
Rrëfenja e shërbëtores, botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, është shitur me miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta.
Kjo nuk është vetëm saga e një familjeje të pasur, por edhe saga e fajeve dhe përgjegjësive që mblidhen mbi njëra-tjetrën, si të ishin kukulla të vogla të verbra, që na lënë gjithmonë me pyetjen: “Po individi, ç'rol luan këtu?” Ky roman është vlerësuar mes 100 romaneve më të mira të Shekullit të XX në Britaninë e Madhe
THE NUMBER 1 BESTSELLER AND WINNER OF THE BOOKER PRIZE: 'The Testaments is Atwood at her best . . . To read this book is to feel the world turning' Anne Enright The Republic of Gilead is beginning to rot from within. At this crucial moment, two girls with radically different experiences of the regime come face to face with the legendary, ruthless Aunt...
The collection of a lifetime from the bestselling novelist, poet - and cultural phenomenon. GOODREADS CHOICE AWARDS 2020 -- BEST POETRY
Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Asnjë sistem teokratik apo diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe goditja finale do t’i vijë nga brenda.
Një virus që trondit botën, një pandemi dhe një shkatërrim i plotë i gjithë njerëzimit ashtu siç e njohim sot, një paralajmërim që na vjen nga e shkuara, një distopi më e fuqishme se “Rrëfenja e shërbëtores”, që sot tingëllon tmerrësisht reale dhe aktuale.
Rrefenjat e sherbetores dhe Testamentet jane dy libra te mrekullueshem te Margaret Atwood-it, sjelle ne shqip nga botimet Pegi. Ato jane vazhdim te njeri-tjetrit dhe konsiderohen si romane te fuqishme distopike te cilat na ndihmojne per te kuptuar me mire boten qe na rrethon, sidomos peshen dhe rolin e politikes dhe autoritetit.
Nga autorja e “Rrëfenjës së shërbëtores” dhe “Testamentet” vjen romani i saj i parë, “Gruaja e ngrënshme”, botuar më 1969. Ai është njëkohësisht një satirë therëse dhe zbavitëse e konsumizmit dhe një eksplorim marramendës i kanibalizmit emocional.