Zhvillimi i trurit tek femijet - atashimi dhe te mesuarit Shiko më të madhe

Zhvillimi i trurit tek femijet - atashimi dhe te mesuarit

Marsela Tarelli A-007279

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky liber duhet lexuar nga studente, akademike, praktues, - por mbi te gjitha nga prinder pasi sjell te dhena dhe keshilla me vlere sesi te edukojme femijet qe sapo vijne ne jete, duke dhene ne kendveshtrim te gjitheanshem mbi procesin e te mesuarit. Ky liber eshte i pervetesueshem nga lexues te grup-moshave te ndryshme.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

12 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri

Siguria e vendosur në një marrëdhënie të qëndrueshme me një person nga i cili mund të varet foshnja në zhvillim, sipas teorisë së atashimit, është thelbësore në krijimin e ndjenjës për vetveten dhe identitetin të domosdoshme për zhvillimin normal të karakterit.  Nëse kjo marrëdhënie është e afërt dhe e sigurt, atëherë fëmija mëson Besimin tek të tjerët dhe Dashurinë. Nëse kjo marrëdhënie është emocionalisht e largët dhe e paqëndrueshme, atëherë fëmija mëson të mos besojë tek të tjerët dhe beson se është i vetëm në botë. Kjo ndodh vetëm në 2 vitet e para të jetës.

Po ne si shoqëri a e kemi këtë traditë? Me një analizë të shpejtë nga jugu në veri unë mendoj se kemi ende mjaft probleme. Në shumë familje shqiptare nënave u rekomandohet nga rrethi familjar se, përsa kohë fëmijës i janë plotësuar nevojat biologjike çdo gjë është në rregull. Po në rastet kur nëna shkon në emigrim duke lënë pas një foshnjë disa muajsh, po në rastet kur ajo shkon jashtë në shkollë dhe ndodh e njëjta situatë? Po kur nëna është studente në universitet dhe fëmija kalon me orë të tëra larg saj? Punësimi i nënës në vitet e para kur fëmija ka nevojë për të si ajri që thith dhe këto që përmendëm më lart janë çështje që nuk konsiderohen problem në shoqërinë tonë. Nëse nuk investojmë për rrënjët nuk mund të hamë dot frutat më vonë. Maturimi i fëmijës varet plotësisht nga atashimi me nënën. Ky përfundim është arritur në sajë të studimeve të panumërta gjatë shekullit të kaluar po ashtu edhe në këtë shekull me anë të neuroshkencës. Potenciali i rritjes së një fëmije normal arrihet në 6 vitet e para të jetës. Ky potencial vihet në lëvizje nga atashimi me nënën. Sipas Prof. Dr. Gordon Neufeld 6 janë fazat në të cilat zhvillohet atashimi sipas 6 viteve të para të jetës. Këto faza ndjekin njëra – tjetrën, megjithatë, ky model mund të aplikohet edhe me fëmijët më të rritur duke patur parasysh rradhën e formimit të tyre.