I ri Kundershtari Shiko më të madhe

Kundershtari

Emmanuel Carrere A-008842

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Emmanuel Carrère është përpjekur të hyjë në ndërlikimet e mendimit të një psikopati, vrasësi dhe gënjeshtari. I dënuar në korrik 1996, Jean-Claude Romand u lirua në qershor 2019, me kusht, dhe mbahet aktualisht nën mbikëqyrje.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Odeon
ISBN9781095002109

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Natën e 9 janarit 1993, Romand vrau gruan e tij, Florence, duke i thyer kafkën me një petës të trashë. Të nesërmen, pasi u shërben mëngjesin, ai vret me armë fëmijët e tij, Caroline dhe Antoine (shtatë dhe pesë vjeç). Më pas merr makinën për të shkuar te prindërit e tij, të cilët gjithashtu i vret me një karabinë. Përpiqet të vrasë edhe të dashurën e tij, por pas lutjeve të saj, heq dorë.

Në fund të gjyqit të tij, dyshimi do të mbetet ende rreth vdekjes "aksidentale" të vjehrrit të tij, i cili ra nga shkallët disa vjet më parë, teksa në momentin e ngjarjes vetëm Romand-i ishte i pranishëm.

Por Romand nuk është fajtor vetëm për homicid, infanticid dhe parricide. Ai gjithashtu gënjeu për më shumë se tetëmbëdhjetë vjet familjen dhe krejt të afërmit e tij, për gjithçka.

I bëri të besonin se ishte një studiues mjekësor në OBSH. Në të vërtetë, ai kurrë nuk i mbaroi studimet për mjekësi. Ndërkohë, për të ardhurat dhe shpenzimet e tij të tepruara, ai vodhi miqtë, prindërit e gruas, prindërit e tij dhe dashnoren, duke u marrë qindra mijëra franga me mashtrimin se i vinte me interes të lartë në llogaritë bankare zvicerane.

U deshën tre vjet për të përgatitur gjyqin e Jean-Claude Romand-it. Autori mori pjesë në të, pati letërkëmbim me vrasësin, madje shkoi edhe ta takojë një herë në burg, dhe ndoqi rrugën për në shtëpinë e tij dhe atë të prindërve të tij, në Jura.

Emmanuel Carrère është përpjekur të hyjë në ndërlikimet e mendimit të një psikopati, vrasësi dhe gënjeshtari. I dënuar në korrik 1996, Jean-Claude Romand u lirua në qershor 2019, me kusht, dhe mbahet aktualisht nën mbikëqyrje.

Të dhëna

ISBN9781095002109
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAida Karanxha
RomanAutobiografik