I ri Bemat e Estes dhe Kokose, nje vit me shume Shiko më të madhe

Bemat e Estes dhe Kokose, nje vit me shume

Natasha Poroçani (Shuteriqi) A-004260

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autorja e librave per femije Natasha Porocani Shuteriqi vazhdon serine e aventurave te Estes dhe Kokose me nje tjeter liber qe do t’u pelqeje lexuesve te vegjel

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928300812

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I shihni në foto se si janë hedhur? Ato të dyja janë Este dhe Kokoja, kurse ajo teta është teta Natasha, autorja e këtij libri. Teta Natasha, kur ishte sa Este, të themi të vërtetën nuk ishte aq çamarroke, por ama i pëlqente shumë të luante, por edhe të bënte ca rrëmujë.

Ashtu si Kokoja me Esten, edhe ajo nuk e linte të qetë vëllanë e vogël: ia ngatërronte gjërat, ia rrëmbente çokollatat dhe ia lexonte fshehurazi ditarin. Ama, kur ishte sa ju, kishte një mace të bukur, të quajtur Bardha, së cilës i ndriçonte qimja nga pastërtia, sepse e lante çdo ditë.

Vetëm se... ato gjërat, iiii e kuptoni vetë se për çfarë e kam fjalën... ato nuk i pastronte kurrë, por ia linte gjyshes.

Ashtu si Este, teta Natasha pëlqente shumë baletin, por, ama, ashtu si Kokoja nuk e shijonte fare qumështin.

E shihni sa shumë ngjan ajo me Esten dhe Kokonë? E po, prandaj dhe e ka shkruar këtë libër të bukur, sepse herë pas here, edhe tani që është e rritur, asaj i pëlqen shumë të jetë si ju fëmijët. Mos u çudisni nëse ndonjë ditë e shihni të ulur te karuseli, apo në shilarësin pranë teje.

Përshëndeteni dhe pyeteni nëse do të ketë një tjetër libër të tretë për bëmat e Estes dhe të Kokosë. Bah, por ku i dihet....

                                        

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe80
ISBN9789928300812
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 12 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë