Astrid Lindgren A-007861
Libër i ri
“Mio, i vogli Mio” është një ndër veprat më të njohura të Astrid Lindgrenit, është romani i dytë që Botimet IDK po sjellin në gjuhën shqipe pas romanit ‘Ronja vajza e kaçakut’, prej të cilit vitet e fundit është bërë dhe një film vizatimor.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet IDK | |
| ISBN | 9789928136541 | |
I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe xha Siksteni. Kjo gjë e trishtonte mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh, befas ai mori si dhuratë një mollë të artë, e po ashtu, gjeti një shishe të hedhur birre, dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë, pa se brenda saj diçka po lëvizte. Bëhej fjalë për një xhind të mbyllur në atë shishe. Sapo ia hoqi tapën, sakaq u gjend në një vend të largët e magjik, ku ishte mbret babai i tij i vërtetë, që ai e kishte pandehur të vdekur. Por ja që gëzimi i tij që takoi babanë nuk zgjati shumë, sepse shpejt ai mori vesh se do t’i duhej të përmbushte një mision mjaft të vështirë: të çlironte botën nga e keqja.
Sidoqoftë, Mio ishte një djalë trim dhe me kurajo që s’kishte frikë të përballej me Kavalierin e frikshëm Kato...
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 135 |
| ISBN | 9789928136541 |
| Titulli origjinal | Mio my son |
| Viti i Botimit | 2018 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Virgjil Muçi |
Pipi Çorapegjata është një nga personazhet më të famshme të botës së letërisë për fëmijë.
'Ronja, vajza e kaçakut' konsiderohet një ndër veprat e saj më të njohura, autore suedeze e mëse 100 librave, e cila konsiderohet një ndër shkrimtaret më të famshme e më të dashura për fëmijët e gjithë botës. Historia e miqësisë së Ronjës dhe Birkut është e pazakonte, sepse tejkalon të gjitha armiqësitë dhe vështirësitë që iu dalin para

Libri është një rrëfim me përmbajtje të jashtëzakonshme për shkurtabiqin Karlson dhe shokun e tij, Picirukun.