Më tepër
Ky roman ezoterik, nuk është vetëm për lexuesit që kanë njohuri dhe e duan muzikën, veçanërisht pianon. Ai zhytet në tema të rëndësishme sociale dhe thelbësore, si janë dhimbja e shkaktuar nga humbja e një njeriu të dashur, ëndrrat e vrara, vetmia... ndërsa pianoja nuk është thjesht instrument muzikor, por ka një prani pothuajse njerëzore, është si një qenie që frymon dhe ruan kujtesën. Një fëmijë me një talent të rrallë muzikor që ka lindur në një familje të varfër në Taipei, i vetëdijshëm se i ati nuk e pranonte dhe nuk e kuptonte dhuntinë e tij, pa pasur mundësi të vazhdonte shkollimin muzikor, u rrit në hije, larg dritave të skenës dhe u bë akordues pianosh. Por çfarë e shtyu atë që të tradhëtojë muzikën, dhe kush ia theu zemrën që të largohej nga madhështia? Në qendër të subjektit të romanit qëndron narratori pa emër, akorduesi i pianove. Ai tashmë është rreth të dyzetave, i thinjur dhe aspak tërheqës, duket që ka humbur çdo standart. Vendin e fundit të punës ai e kishte në një studio muzikore. Por gruaja që e drejtonte studion vdiq nga kanceri. Edhe pse largimi i saj nga jeta e vrau shpirtërisht... ai vazhdoi që të kujdesej për pianot e prishura, sikur donte të ruante kujtimet që të mos i shuheshin. Kur bashkëshorti i pasur vejan i gruas së vdekur e dëgjon akorduesin duke luajtur në piano me një tingull mahnitës, nga ai çast lind një bashkëpunim i paemër… Ky roman denjë i bukur i letërsisë aziatike, po të ishte një vepër muzikore, do të ishte “Këngë pa fjalë” e Rahmaninovit…