I ri Antosia në pafundësi Shiko më të madhe

Antosia në pafundësi

Marcin Szczygielski OMBRA0052

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky roman i rrallë i letërsisë bashkëkohore polake për fëmijë dhe të rinj, i sjell lexuesve
të vegjël disa ngjarjeve pak të njohura të rezistencës dhe betejave të së Polonisë, gjatë
luftës kundër nazistëve dhe regjimit sovjetik, ngjarje që sot rikthehen në vëmendje
përballë agresionit Rus ndaj Ukrainës.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928065216

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Marcin Szczygielski  [1972] shkrimtar, gazetar dhe dizajner ka lindur në Varshavë, autor
i shumë botimeve, është fitues tre herë i Konkursit Letrar Astrid Lindgren Grand Prix,
dhe i çmimeve Duzy Dong, Green Gosling dhe i Qytetit të Varshavës.
Antosia e vogël jeton e lumtur në një shtëpizë pranë pyllit Brentówka, në kreshtat
lindore të Polonisë. Bota e saj e qetë tronditet në shtatorin e vitit 1939, kur Polonia u
pushtua nga Gjermania naziste dhe  më pas nga Rusia Sovjetike. Kur babai i saj
largohet për në luftë, nëna dhe Antosia, arrestohen nga NKVD, [Komisariati i Punëve të
Brendshme dhe Policia Sekrete e Bashkimit Sovjetik] dhe internohen në kolkozet e
Kazakistanit.
Edhe pse e vogël në moshë, Antosia duhet të mbijetojë në një ambient ku mbizotëron
terrori i policisë sekrete dhe propoganda komuniste. Ajo dhe shoqja e saj Rutka gjejnë
mënyra të ndryshme për të mos iu nënshtruar dhunës dhe presionit të Kupczyszynit,
oficerit të devotshëm të NKVD-së që sillet me kolkozin si me pronën e tij private. Përveç
terrorit sovjetik, ato duhet të përballojnë edhe mungesën e ushqimeve dhe veçanërisht ,
acarin e dimrit të gjatë, kur edhe uji nëpër puse vazhdimisht kthehej në akull.
Nëpërmjet fatit të trazuar të heroinës së tij, Marcin Szczygielski zbulon dramën e mijëra
fëmijëve polakë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që u morën me dhunë nga shtëpitë e
tyre me urdhër të Stalinit dhe u internuan në Kazakistan apo gulagët e tmerrshëm të
Siberisë. 
Ky roman i rrallë i letërsisë bashkëkohore polake për fëmijë dhe të rinj, i sjell lexuesve
të vegjël disa ngjarjeve pak të njohura të rezistencës dhe betejave të së Polonisë, gjatë
luftës kundër nazistëve dhe regjimit sovjetik, ngjarje që sot rikthehen në vëmendje
përballë agresionit Rus ndaj Ukrainës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe338
ISBN9789928065216
GjuhaShqip
PërkthyesiArjonela Qorri