I ri Amerikë '62, de profundis Shiko më të madhe

Amerike '62, de profundis

Panos Ioannides BOG0136

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri "Amerikë '62" bazohet në shënimet që shkrimtari Panos Ioannides ka mbajtur diku mes tetorit të vitit 1962 dhe majit 1963 gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2003, kur autori po shkruante një roman autobiografik, përdori shënimet e mbajtura dyzet vite më parë, të cilat nuk e kishin humbur emocionin dhe rëndësinë e tyre.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928061836

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani rrëfen se si historia dhe biografia e personazheve kryesore ndikojnë reciprokisht tek njëri tjetri. Arkondidhi është grek ndërsa Ozguli është turk. Por pavarësisht tensioneve politike mes dy vendeve, pavarësisht fyerjeve mes grekëve të krishterë dhe turqve muslimanë, kësaj situate krejtësisht absurde në Qipro, Arkondidhi dhe Ozguli bëhen miq të mirë.

Në tetor të vitit 1962, gazetarit qipriot Petro Arkondidhi i akordohet një bursë nga Universiteti i Sirakuzës në Nju Jork. Mes shumë gazetarëve nga vende të ndryshme të botës, që ndjekin të njëjtin program, është gazetari turk Mehmet Riza Ozguli. Edhe pse në Qipron e ndarë ka shumë armiqësi mes turqëve dhe grekërve, Arkondidhi dhe Ozguli shumë shpejt bëhen miq.

Për Petro Arkondidhin, ky udhëtim drejt një bote të re ka dy pamje. Nga njëra anë ai është i kushtëzuar nga një element tërësisht i jashtëm: hapësirat në të cilat lëviz, njerëzit që takon, situatat në të cilat është përfshirë, mundësitë dhe vështirësitë që përjeton gjatë shtegtimit si një Odise i kohëve moderne, dhe nga ana tjetër, është përhumbja në universin e tij të brendshëm, në nën – ndërgjegje, në antibotën komplekse, ku Amerika heraherës ngrihet madhështore, dhe më pas fundoset e tëra para këmbëve të tij.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe497
ISBN9789928061836
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RekomandimeKleo Lati
RomanSagë&Histori