Shtëpia botuese ALBAS është themeluar në vitin 2000 dhe që në fillimet e saj ajo ka pasur si politikë botimet shkollore. Me seli në Tiranë, Tetovë dhe Prishtinë ALBAS jo vetëm që e sjell tekstin shqip sa më afër nxënësve në hapësira të ndryshme gjeografike, por edhe e përpilon atë sipas kërkesave të veçanta të sistemeve arsimore në këto vende.
Në listën e botimeve të ALBAS përfshihen 25 tekste shkollore të miratuara nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe 20 tekste shkollore të miratuara nga Ministria e Arsimit e Maqedonisë. Për lëndët me rëndësi kombëtare si gjuha shqipe dhe historia e Shqipërisë ALBAS bashkëpunon me autorë të njohur të këtyre tri vendeve, me qëllim që këto tekste të kenë një frymë sa më të hapur mbarëkombëtare shqiptare.
Kur nisi reforma arsimore në Shqipëri në drejtim të teksteve shkollore, ALBAS ka qenë ndër të parat shtëpi botuese që mori pjesë me një numër të konsiderueshëm tekstesh shkollore. Në vitin 2004 ajo fitoi për herë të parë tekstin alternativ Letërsia dhe gjuha shqipe 10, ku u bënë përpjekje për integrimin e lëndës së gjuhës shqipe me letërsinë dhe kulturën e të shkruarit dhe të folurit.
Gjatë viteve 2004-2009 Albas ka synuar të plotësojë linjat në disa nga titujt më të rëndësishëm të kurrikulave arsimore si: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre, Biologji, Kimi, Histori, Edukatë shoqërore, Fizikë etj. Tashmë ajo operon në tregun e teksteve shkollore me 70 tituj shkollorë.
Po kështu ALBAS i vjen në ndihmë mësuesve me materiale ndihmëse, libra mësuesi, zbërthime planprogramesh e objektivash, teste etj. Albas ka botuar deri tani 18 libra mësuesi. Përveç kësaj Albas ka një numër të madh botimesh ndihmëse për nxënësit; ku hyn dhe seria e botimeve enciklopedike; atlaset, lexime plus, fleta pune etj., të cilat përfshijnë të gjitha lëndët që zhvillohen sot në shkollë.
Shtëpia botuese Albas ka një numër të madh bashkëpunëtorësh: studiues, pedagogë, punonjës shkencorë e didaktë, mësues të kualifikuar të cilët kanë sjellë në tekste koncepte bashkëkohore, shkencore dhe didaktike. Sot ALBAS, ka një sërë botimesh të cilat janë profilizuar në disa drejtime kryesore:
Tekste shkollore
Botime ndihmëse për shkollat
Seria e atlaseve
Kolana e Lexim Plus
Botime të ndryshme artistike e studimore
Botime psikologjike
“Tregimet e civilizimit” të Mimoza Ahmetit janë proza të shkurtra poetike, por jo në konceptin e tyre tradicional. Kjo avangarde e poezisë shqipe e bën poezinë prozë, por duke i ikur përshkrimit të ndjesive apo të peizazhit, natyror a urban qoftë.
Princesha e kesaj përralle, fëmijë të dashur, është ndryshe nga të gjitha princeshat e tjera të përrallave, pasi ajo ka jetuar vërtet në vendin tonë afro një shekull më parë. Emrin e kishte Geraldina, por ishte aq e mirë dhe aq e bukur, sa të gjithë e thërrisnin Trëndafili i Bardhë. Sa shumë do ta donte këtë vend të panjohur plot tradita dhe kapuçë të...
Libri "Triceratopsi - dinozauri më i fortë" i serisë "Dinozaurët" flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin "fytyra me tre brirë". Mendohet të ketë qenë dinozauri i fundit që eci mbi Tokë dhe se ishte shumë i shpejtë.
Mesazhi i poezisë "Triumfi i Zeros" i shkrimtarit italian për fëmijë, Xhani Rodari, lidhet jo vetëm me rëndësinë e 0-s si numër, por dhe me atë se çdo njeri, sado i parëndësishëm të duket në sipërfaqe, ka brenda vetes vlera, që mjafton tia zbulosh.
ZGAVRADORI nuk është një pyll i zakonshëm. Aty jetojnë kafshë që ta rrëmbejnë zemrën dhe të bëjnë t'i duash, pasi ato udhëhiqen nga një forcë e madhe: DASHURIA. TULI-TURTULI është një prej banorëve të këtij pylli. Tuli është një breshkë e vetmuar, me një KËMBË PREJ DRURI, pasi këmbën e ka humbur në një betejë. Një ditë, teksa po pastronte shtëpinë, ai...
Ashtu si për astronautët e Apollo-s që shkelën për herë të parë në Hënë, edhe udhëtimi i tyre në hapësirat qiellore është plot të papritura...
Më në fund vjen në shqip i plotë udhëtimi i djaloshit Nils Holgerson mbi shpinën e patokut Martin, teksa ai e sheh botën me një sy tjetër, nga lart. Një libër magjik që bën për vete lexuesit në të gjitha kohërat. Tashmë në shqip përmes përkthimit nga gjuha origjinale, përkthyer nga poetja Entela Tabaku Sormen
Ky libër është një dritare e shkëlqyer për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që duan të njohin trashëgiminë e artë të pikturës shqiptare. E kuqja e Onufrit, Kostandin Shpataraku, Kol Idromeno me motrën Tone, Vangjush Mio, Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Ibrahim Kodra. Botimi është në formë atllasi, i gjithi me ngjyra, ku ka edhe piktura të panjohura më parë...
Profesor Lidenbroku, gjeolog dhe studiues mineralesh me famë botërore, së bashku me nipin e tij Aksel, përgatiten për një mision: një udhëtim në qendër të Tokës. A do ta përmbushin ata këtë mision? Zbuloni më shumë për udhëtimin e tyre plot peripeci dhe të papritura duke lexuar librin.
Lemuel Guliveri dhe udhëtimet e tij plot të papritura rikthehen të treguara për lexuesit e vegjël. Guliveri, mjek anijeje, niset për një udhëtim në inditë lindore, por rastësia e bën të përjetojë Aventura të mëdha në tokën e Lliputëve dhe në mbretërinë e Bordbingnagut.
Nëpërmjet këtyre librave realizohet: Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja, dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur, lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit, njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit, dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve, zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe i përqendrimit. E kush...
Njohuritë bazë gjuhësore, shkencore, sociale, artistike që duhet të fitojë fëmija janë paraqitur në tekstin e fëmijës “9 miqtë e mi” me anë të situatave dhe materialit figurativ e synimet. Ndërsa në librin e msuesit (udhëzuesin didaktik) ofrohen metoda e teknika të larmishme si dhe sugjerohet baza materiale që i nevojitet mësueses/prindit për zbërthimin e...
Akikoja është një vajzë që nuk i pëlqen kufijtë dhe e do shumë babanë. Ajo e sheh botën pak më ndryshe, prandaj të tjerëve u duket e çuditshme.
Personazhi kryesor është mësuar ti hedhë gjërat e tij sa andej-këtej.
Carey përdor stilin e përroit të ndërgjegjës për të përshkruar paqartësitë e Çesë rreth vetvetes dhe jetës.
Ky botim sjell të gjithë veprën e Vasko Popës, e përkthyer nga Ben Andoni. Një punë e vështirë disa vjeçare, e cila ka përfshirë shumë krahasime dhe konsultime, por edhe analiza për të sjellë poezinë e tij tejet të vështirë. Nuk dihet pse ka një cikël kaq të madh për lojën në poezinë e tij. Nuk dihet edhe se çfarë mendonte në angushti të e veta dhe as se...
Ky libër tregon për një djalë, vëllai i të cilit, Beni, është me autizëm.
Si mund ti mbijetosh një vere të nxehtë… kur I dashuri është shumë larg. Për herë të parë vjen në shqip autori bestseller Dagmar Hoßfeld
Aventuresk e mahnitës si roman, por “Vita” nuk është vetëm roman. Dy fëmijët kanë ekzistuar vërtet, ashtu si dhe pensioni dhe personazhet e kësaj historie marramendëse. Shkrimtarja, Melania G. Mazzuço, për ta shkruar ka kërkuar rrënjët e historisë së familjes së saj duke u bazuar në rrëfimet e të atit dhe të xhaxhait të verbër; ka gjetur dokumente dhe të...
Në librin “Vjershat e shkronjave” do të gjeni një vjershë për secilën shkronjë të alfabetit. Janë krijime të shkurtra, të thjeshta dhe të lehta për t’u mësuar. Këto vjersha dhe ilustrimet fantastike do i ndihmojnë nxënësit të fiksojnë më mirë shkronjat.
Vëllimi me poezi “Vrima” thyen shumë tabu të shpalosjes së ndjesive, pasioneve, dëshirave seksuale dhe forcës femrore për të rebeluar përmes vargut
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ne kete pako jane te gjitha shkronjat e gjuhes shqipe dhe kombinacionet ne rrokje. keto jane mjete dikaktike te nevojshme per zhvillimin e procesit mesimor per ciklin parashkollor
Pak njerëz kanë pasur fatin ta përjetojnë një gjë të tillë. Ai kishte mundur t`ia plotësonte portretin vetes dhe vdekja e tij e vulosur me mister e përmbylli shenjtërimin, duke i siguruar një vend në panteonin e më të talentuarve, “artistë të mallkuar” që vdiqën të rinj, sepse nuk e duronin këtë realitet kaq intensiv.
YFF! MBETURINA! Mbeturinat, plehrat dhe mbetje të tjera të hedhura në vende të papërshtatshme, krijojnë një mjedis të papastër e të pakëndshëm. Ato, gjithashtu, rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve. Ky libër u mëson fëmijëve se sa e rëndësishme është hedhja e mbeturinave në vendet e caktuara.
Në këtë roman çështjet e identitetit, rrethanat njerëzore, fati, problemet sociale, çështje personale të pashpjegueshme dhe ngjarje deri në kufijtë e magjikes, të lidhura ngushtësisht me metaforën e zanafillës, mbajnë mbi vete peshën e kohës dhe zvetënimin e brendshëm njerëzor.
Zbulesa e modernitetit lidh, në një vepër të hapur, tekstet autoriale për modernitetin letrar, të shkruara përgjatë më shumë se një dekade. Kështu, Zbulesa e modernitetit merr shenjat e një vepre, në kuptimin çfarë veprën e mendon Zherar Zheneti, por të hapur, qoftë edhe për t’u vijuar në libra të tjerë.
Ne kete vellim me poezi vjen prurja me e mire e Naim Frasherit, e rekomanduar kryesisht per lexuesit e shkollave 9-vjecare dhe gjimnazin. Libri eshte pergatitur nga studiuesi dhe shkrimtari Pandeli Koçi
Në këtë roman të bazuar në hulumtime rigoroze, pothuajse tërësisht në dokumentet historike, Olivier Guez ndjek gjurmët e Mengelesë gjatë viteve të largimit të tij nga Europa. Zhdukja e Jozef Mengelesë e vë lexuesin në një kërkim letrar në gjurmët e një prej figurave më të pahijshme dhe kriminale të shekullit të njëzetë.
Shkrimtari amerikan Don DeLillo është njëri nga shkrimtarët më të vlerësuar dhe më me ndikim sot në botë. Ai është autori i gjashtëmbëdhjetë romaneve dhe i tri dramave dhe është nderuar me shumë çmime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër to: çmimi “National Book Award”, “Çmimi i Jeruzalem-it”, çmimi PEN/Faulkner për prozë etj. Prej vitesh,...