Kërko më tej
Subcategories
"Në përfundim të një dite të gjatë pune në Jehonën e Brejtësit, më zuri gjumi në tryezën time të shkrimit dhe... befas u gjenda në një fabrikë lodrash në Polin e Veriut! Për tërë mocarelat e botës, më priste një surprizë për t'u pirë në kupë!"
Ky libër i risjellë në shqip pas kaq vitesh me përkthimin e Virgjil Muçit është një kryevepër e vockël që të frymëzon dhe të bën të ndihesh bukur. Vetëm mbasi ta keni lexuar, të dashur fëmijë, do të më jepni të drejtë! Ndaj mos u mendoni dy herë ta merrni në duar!"
"Romani “Aventurat e Kokëkashtës”, fitues i çmimit “Penda e Argjendtë”, është ndër më të njohurit dhe ndër më të mirët në letërsinë shqipe për fëmijë. Ky libër vjen sërish për lexuesin e vogël, i ripunuar prej autorit.
A do të përfundojë udhëtimi që Niki ka ëndërruar nga "Tmerresisht i bukur " në "I tmerrshem"? Zbulojeni rrjedhën e aventurës në vëllimin e katërmbëdhjetë të serisë më të bukur për vajzat "Rrëfenja nga një mike JO DHE AQ e ngushtë".
Ky është libri i parë i shkruar nga Drew Daywalt në bashkëpunim me krijuesin e mirënjohur të librave me ilustrime, Oliver Jeffers, i cili e veshi plot ngjyra këtë histori imagjinare, që do t’i bëjë fëmijët të argëtohen e të luajnë me ngjyrat e tyre siç nuk kanë bërë kurrë më parë.
Autorja Ana Tisi sjell nje botim special me perralla te cilat jane ndertuar mbi konstantet universale njerezore si dashuria, falja, xhelozia, egoizmi i papërmbajtur, cmira apo babëzia dhe qe kane vlera te forta edukative dhe zbavitese per lexuesit e vegjel
Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresëlënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
Rrëfime dhe fabula të jashtëzakonshme edukative të kushtuara për lexuesit më të rrinj.
Vjersha me humor të veçantë, me shaka e thumbime të lehta.
Përmbledhje e përrallave dhe fabulave të lezetshme për filloristët.
Libri është një rrëfim me përmbajtje të jashtëzakonshme për shkurtabiqin Karlson dhe shokun e tij, Picirukun.
“Djemtë e rrugës Pal” është libri që mbetet përgjithmonë në zemrën e një lexuesi. Ky klasik i letërsisë botërore për fëmijë e të rinj, që mund të lexohet pa drojë edhe nga të rriturit, vazhdon të jetë pjesë e bibliotekave për breza me radhë. Ai botohet e ribotohet për të qarkulluar ndër duar lexuesish që dashurohen me personazhet kryesore dhe bëhen pjesë...
Nje personazh i ri dhe i paharrueshëm bëhet pjesë e galerisë së Luis Sepulvedës. Një tjetër histori e pashlyeshme, që na meson të rizbulojmë kuptimin e humbur te kohës.
Baballarët janë njerëz plot humor. Por një gjë është e sigurt: ata kujdesen dhe shqetësohen për ne. Na mbështesin në gjithçka. Ky libër i vogël është një dhuratë që çdo baba e meriton.
Të dashura Iexuese, ky Iibër do t'ju ndihmojë të zbuloni pasionin tuaj të fshehtë, vajzën kërcimtare që ndodhet brenda jush - nëse vërtet doni ta shihni veten si kërcimtare në skenë, apo edhe sikur vetëm të keni dëshirë për t'u kënaqur e argëtuar në dhomëri tuaj...
“Një aventurë Dahleske, enigmatike dhe argëtuese.”- Katherine Woodfine, shkrimtare. Durkusi nuk mund t’u besojë syve kur sheh një insekt të stërmadh të bjerë nga këmba e pantallonave të një komshiu te ri e të tmerrshëm. Ai eshtë një brumbull gjigant dhe duket sikur kërkon te komunikojë. Por, si mund të jetë një djalosh shok me një ...
Me personazhe, si Liza Kudobie, Binjakët që i frikësojnë hajdutët, Dhelprën fotografe etj., Rodari te ky libër me shumë poezi e tregime të llojllojshme ndërthur mjeshtërisht humorin dhe fantazinë
"Punët janë shumë më keq nga ç'mendon ti. Shpejt këtë gjë ke për ta zbuluar vetë, dhe kur ta zbulosh, mua do vish të më kërkosh."
Në vëllimin “Andrushi”, autori i ri Flori Kasaj na sjell një personazh të ri, tepër simpatik, ketrushin Andrushi, një personazh që shkrin veçoritë biologjike të bukurisë dhe shkathtësisë me veçoritë etike të guximit dhe dashamirësisë. Personazhi di të luftoj për mbijetesë, që zotëron edhe tiparin e solidaritetit ndaj mikeshës së vet Andrina, me të cilin...