Dy përrallat më të dashura për të...
Shtëpia Botuese TOENA e ka filluar veprimtarinë e saj në janar të vitit 1993 me tre punonjës. Në organikën e saj sot përfshihen mbi 30 punonjës, si dhe një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh (mbi 100) nga të gjitha fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare. Që nga dita e krijimit të saj ajo ka botuar mbi 2400 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, si dhe albume e harta të ndryshme.
Pas disa botimesh, vjen i rishikuar ky tekst nga Akademiku Ali Aliu, ne nje perpjekje per te sjelle nje histori te letersise shqipe ndryshe nga botimet e bera nga studiues shqiptare dhe te huaj apo projekte te tjera qe kane realizuar institucionet e ndryshme kerkimore apo universitare.
Tema e rishkrimit të historisë është një debat i hapur në këta njëzet vjet. Opinionet janë të ndara.Në këtë libër zë jo pak vend zhanri i intervistës.
Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris.
Është roman që ka thyer shumë tabu në sosjen e letërsisë e realizimit socialist, duke shënuar një moment të ri estetik, njëherësh duke krijuar bazat e një letërsie të re. Dashuria, marrëdhëniet njerëzore, seksi dhe shumë gjëra të tjera vijnë në një formë që e pasionojnë lexuesin, e bëjnë misterioze raportin me veprën dhe e bëjnë librin të kërkuar në çdo kohë
Druri pa emër është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia.
Erosi intensiv, si tërheqje mes trupave dhe shpirtit që nuk njeh rregulla dhe kufij, është protagonisti i madh i këtij romani, që shumë vetave mund tu duket e pavërtetë, por në fakt është mbrojtësi i një të vërtete të thellë.
Tre vëllezërve Kiler nuk u mungon asgjë: tërheqës dhe të përkëdhelur, bëjnë një jetë të privilegjuar që bazohet në pasurinë dhe pozicionin shoqëror të prindërve.
Dashuri, urrejtje, ambicie dhe tradhëti, janë elementët kyç të këtij romani plot të papritura, që të rrëmbejnë dhe të emocionojnë.
Romani E strukur në përqafimin tënd është një rrëfim i këndshëm i jetës së një gruaje të re, e cila pëson humbjen e burrit të saj që në çastet e para të jetës së tyre të përbashkët.
Shpërthimet e pasioneve, heroizmat, çmenduritë hyjnore, por edhe vuajtjet, tradhtitë, luftën vëllavrasëse. Flet për rolin që luajtën Fuqitë e Mëdha. Pritëse e kësaj letre, të këtij teksti të shkruar, është e “bija e saj për zemër”, Akrivija, e mërguar, nën peshën e një sekreti të tmerrshëm që prej periudhës së saj të robërisë në Egjipt. Që të “mos harrojë...
Dielli i përshëndeti bukur edhe mëngjesin tjetër. Ai dukej se nuk donte t’u mungonte fëmijëve në këto ditë të zymta. Krenar dhe i ngrohtë dielli shkëlqente duke i ftuar fëmijët të lodrojnë në tarracën e pallatit. Mami-zanë ka marrë me vete shumë tullumbace dhe bashkë me Edenushin po i lidhin poshtë një litari që e kanë tendosur dhe kapur në të dyja anët....
Këtu sillen episode jete, momente reflektimi, dhe fragmente që flasin për një realitet që vuan në tranzicion, në kërkim të vetvetes. Këto çaste kap tregimi i shkurtër i Kujtim Dashit. Duke qenë ndër vëllimet e para, Dashi jep shenjat e një tregimtari me vlera në letrat bashkëkohore
Në libër trajtohet problematika që ndeshet edhe në shkollë dhe bashkë metë edhe roli i mësuesit si edukator, aftësitë e tij për diagnostikim pedagogjik dhe rindërtim të sistemit të komunikimit me nxënësit. Doemos që libri trajton edhe shumë problematika me të cilat përballet rinia shkollore e universitare, në kushtet kur rreziku i “jetës së zbrazur” dhe...
Ky roman është një pikturë që përmban vilat e periferive të pasura të Barit, përuljet dhe habitë e çdo ngjitjeje të shpejtë në majën e shoqërisë lokale, një galeri me personazhe të paharrueshme, tensionet e një familjeje që luhatet mes shkëlqimit dhe katastrofës së plotë.
A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?” Këtë vëzhgim goditës të trilleve të zemrës bën...
Ky eshte nje liber qe duhet te jete ne biblioteken e cdo femije te moshes mbi 4 vjec. Kjo enciklopedi e botuar ne menyre cilesore, me ngjyra sjell te dhena per te gjitha qeniet e gjalla qe jetojne ne planetin tone, duke ndihmuar ne informimin dhe edukimin e femijeve tane per qeniet qe i rrethojne.
Nga Libri: Kurse Ana, e ulur në tavolinë, e kredhur mbi libra, po mendonte: Kaluan vitet, rrodhën si ujë, dhe ne u rritëm. Nuk jemi më ato vajzat e shkollës fillore dhe shtatëvjeçare, ku mësuesja me një zë të lartë bërtiste zgjate dorën!
“Engjëj të armatosur” i Diana Çulit është romani i saj më i arrirë
“Engjëj të armatosur” ka marrë çmimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Libri më i mirë i vitit 2007. Ky roman është frymëzuar nga një histori e vërtetë. Kritika e ka vlerësuar romanin “Engjëj të armatosur” si romanin më të mirë të shkruar për periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri në këto tri dekada, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë...
Enigma e prejardhjes së racës dhe gjuhës së pellazgëve, ariasëve, hititëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve zbulohet në këtë libër.
Perikliu përshkruan mënyrën si i shikonin gjërat Athinasit duke përmendur dy bindje, që në thelb, janë parimet mbi të cilat mbështeten të gjitha sa kishte thënë.
Poezia e Llesh Murranit vjen si një surprizë e këndshme. Pasi ke lexuar poezinë e parë, për më tepër po të kesh lexuar dy-tre poezi, të lind dëshira t’i lexosh të gjitha, të mos e lëshosh më librin nga dora. Është si ajo puna e verës së mirë kur pasi ke provuar një gotë të lind dëshira ta përpish gjithë kanën.
Poezitë e dashurisë, të renditura në këtë libër në mënyrë të parregullt, shkëndijojnë gjatë gjithë librit, ato janë në një unitet krijimi dhe ndjenje, duke krijuar kështu një mozaik ndjesie të një të riu për të cilin dashuria, më tepër se dhimbje, është një ndjenjë fisnike dhe njerëzore
Një vend ku asnjeri nuk del nga kufijtë e tij, asnjë nuk studion, e shumta bëjnë fëmijë, kryejnë disa vjedhje ose ca kohë burg dhe, në rastin më të keq, vdesin. Djalë i prindërve të rinj, të cilët u divorcuan shpejt, i rritur nga dy palë gjyshër, Jonathan-i kërkoi mënyrën e tij të shpëtimit dhe pendesës, nga paracaktimi i fatit të periferive, nga...
Nga libri: Megjithatë, nuk ishte kështu, jo siç e kasha menduar dhe pothuajse parashikuar, asgjë nuk doli shumë e mbarë. Ah sa herë mund ta kem kërkuar Piterin ndër këto vite, djalin me buzëqeshjen mahnitëse.
Një roman i pazakontë dhe i ndjeshëm ndaj mundimit të rritjes, torturës së lamtumirës, kuptimit të jetës. E vendosur në një mjedis arbëresh të Kalabrisë, ngjarja tregohet nga dy zëra që nuk ngatërrohen për nga zhdërvjellsha e fjalëve dhe ritmi shumëgjuhësor. Festa e kthimit është në të njëjtën kohë një roman edukues, histori dashurie, akt denoncues mbi...
Me “Fitimtari është i vetëm” autori rikthehet me mesazhin e “11 Minuta” dhe ”Zahiri”, duke na ofruar një roman magjepsës, të mbushur me tensione, pasqyrë e botës ku jetojmë. Shpesh kërkimi i luksit dhe i suksesit me çdo kusht, na ndalon të dëgjojmë atë që na pëshpërit zemra jonë.
Ky fjalor anglisht-shqip, me rreth 35000 fjalë-titull, është rezultat i një pune të kujdesshme, ku shquhet njohja shumë e mirë e anglishtes dhe shqipes nga autori.