Mësoni sekretin e dietës që përdoret në një qytet të vogël, por që po pushton një komb të tërë: shtojini tri mollë dietës suaj dhe do të bini në peshë!
Veprat e denja për tu lexuar në çdo kohë: Nga "Uliksi" i Xhejms Xhojsit tek "Ujku i stepës" i Herman Heses, etj., - një vështrim tërësor të romaneve më të shquara të shekullit të fundit.
Duke paraqitur 9 idetë e ngulitura (gënjeshtrat) në biznes, libri ofron zgjidhje të thjeshta dhe frymëzuese për problemet e krijuara çdo ditë nga vetë pronarët e bizneseve të vogla.
Në këtë libër do të gjeni një bagazh informacionesh të detajuara dhe sugjerime konkrete e të zbatueshme lehtë, që na ndihmojnë ti trajtojmë në mënyrë të pavarur problemet e mbindjeshmërisë në botën që na rrethon
Ky libër është çelësi, i thjeshtë por efikas, për të treguar dhe për të njohur sekretet e Andrij Shevçenkos, një nga lojtarët më të famshëm në botë, i cili ka realizuar një nga ëndrrat më të mëdha të jëtës së tij, fitimin e Topit të Artë
Një roman i shkruar me një stil të veçantë, me rrëfime ngjethëse për jetë njerëzish të fundosur në Mesdhe apo Atlantik, për varkëtarë (ose më mirë: tregtarë të dëshpëruarish) të pashpirt, që vetëm duan të mbushin xhepat duke sakrifikuar jetë njerëzore
Autorja rrëfen fillimet e punës së saj si juriste në Itali, në kohën e ngjarjeve më të komplikuara të politikës, ku ravijëzohet ana e panjohur e kryeministrit Xhulio Andreot. Ky libër, si një ditar mjaft interesant i "procesit të shekullit", lexohet si një thriller në fushën ligjore
Romani, - i ndërtuar rreth historisë së jetës së varfër të të dy të rinjëve kinezë që gjejnë një libër të Balzakut, të ndaluar nga Garda e Kuqe, - tregon forcën e humanizmit të dhimbshëm teksa njerëzit përjetonin tragjeditë historike që shkaktonte marrëzia e udhëheqësve
“Bota në vitin 2019”, për të tetin vit vjen në gjuhën shqipe nga UNIpress me të drejta ekskluzive nga The Economist, Londër. Tek kjo revistë do të mund të lexoni mbi zhvillimet më të fundit në botë, ku gjendet edhe një seksion mbi “Shqipërinë” , me analiza, opinione vijnë nga autorë te shquar shqiptar për zhvillimet gjatë vitit 2019. Smart people, smart...
Një paketë këshillash për të rënë në peshë në mënyrë të shëndetshme: pa ndjerë urinë, pa llogaritur kaloritë dhe karbohidratet dhe duke shmangur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të trurit
Menaxhimi i burimeve njerëzore; - këtu ndërtohet libri si një thesar këshillash të vlefshme, të shkurtra dhe praktike sesi duhen mbajtur punonjësit në punë. Libri i shërben çdo menaxheri, që është i interesuar të mbajë në punë më të mirët dhe më të zgjuarit!
Zbuloni sekretin e dyshimit pozitiv. Ky libër tregon teknikat e hetimit, strategjitë mbrojtëse dhe na jep këshilla praktike për shmangien e telasheve. Në këtë pasiguri, me skema të sajuara mund të bini lehtësisht viktimë nga kriminelë të paskrupullt e dinakë, prandaj ky lloj "dyshimi" konsiderohet virtyt në biznes
Romani është një sagë shpirtërore, tronditës dhe larg pathosit e sentimentalizmave, ku përcaktohen me saktësi kufijtë e dhimbjeve, lëndimeve, humbjeve e shthurjes, por edhe të nevojës së parezistueshme për të jetuar dhe për të dashuruar. Rrëfimi vjen nga tre fëmijë, Lili, Vinsenti dhe Martini që zbërthejnë të vërtetat përmes heshtjes dhe pikëpyetjeve
Ky libër na sjell një situatë psikologjike, që qëndron në kufijtë mes çmendurisë dhe normalitetit. Duket sikur disa tema të mëdha, tepër therëse e megjithatë të përditshme, rimerren edhe një herë si për të mos e lënë më shpirtin të qetë
Konsiderohet një meditim mbi të keqen, artin dhe lumturinë: Pol Marloja, një adoleshent francez, që rri te një miku i tij në Gjermani, njihet me Klarën, vajzën e një ish-mjeku të Vermahtit. Fëmijët e paqes kuptojnë se "krismat e luftës" përhapen në atmosferën në dukje të qetë të kohës së tyre
Tronditës në zbulimet e tij, i shkruar me mjeshtëri dhe gjykime të drejta, libri sjell anën e padukshme të dinastisë Bush, përmes një tabloje të plotë historike dhe epokën që ajo modeloi gjatë 50 viteve të fundit në SHBA
Mënyra të ushqyeri për të rritur fëmijë të fortë dhe të shëndetshëm: Çfarë mund të hanë fëmijët e vegjël: Kur është mirë të fillojë heqja e gjirit? A mund ta bësh fëmijën vegjeterian që herët? Në këtë botim gjeni këshilla të urta, informacion të shumëllojtë dhe receta të thjeshta, që i ndihmojnë, sidomos prindërit e rinj, të zgjedhin rrugën e duhur në...
I konsideruar si një nga librat më të mirë të një mijë viteve të fundit, romani i Gogolit vjen i plotë për herë të parë në gjuhën shqipe
Një libër tepër praktik dhe shumë stimulues, i cili tregon se si fuqia e instinktit mund të shndërrojë rrënjësisht biznesin tuaj.
Një Manual i shkëlqyer e praktik për të rregulluar e zbukuruar shtëpinë tuaj. Fotografi me ngjyra, instruktim hap pas hapi, shembuj dhe modele të çmuara për një shtëpi të mrekullueshme...
Harrojeni idenë se të bësh punë brenda në shtëpi është e bezdisshme: Mësoni si të realizoni instalime të vogla, si të rregulloni, por edhe disa nga të fshehtat e ndriçimit. Ndiqni këshillat për të realizuar punime druri, guri, etj
Manual praktik për rregullimet, kopshtarinë dhe zbukurimin e shtëpisë: Duke e organizuar mirë punën dhe duke nxjerrë në pah pjesën më të mirë të mobilieve dhe aksesorëve tuaj, vendosja e çdo gjëje në vendin e duhur, thjesht do t'ju zbavitë
Nëpërmjet këtij libri, do t'ju ndihmojmë të zgjidhni ndërmjet një numri të madh modelesh ekzistuese; do t'ju shpjegojmë teknikat e duhura për t'i vendosur pllakat në mënyrën më të mirë.
Këto katër libra janë bërë në një set për të qenë në çdo shtëpi; sepse ato janë përgatitur për tiu ardhur në ndihmë çdokujt që do të mësojë për të lyer, për të riparuar, për të zbukuruar dhe restauruar, si dhe për të dekoruar muret dhe dyshemenë.
Edhe ato flasin: A e dinit se: gishtat e këmbëve zbulojnë mendimet tuaja? Qafat e gishtave tregojnë aftësitë shprehëse? Mollëzat e shputave pasqyrojnë ndjenjat tuaja më intime? Trina e këmbës tregon se sa mirë komunikoni dhe i kuptoni njerëzit? Thembrat tuaja reflektojnë siguri? Këmba e djathtë tregon të kaluarën tuaj, ndërsa e majta tregon të sotmen?...
Kur Anais Nini takoi shkrimtarin Henri Miler - një burrë që ajo e shihte si një gjigant intelektual - dhe të shoqen e tij aq të bukur, Xhun Mensfildin, jeta e saj u zhyt në një pështjellim emocional dhe seksual. Kjo histori vjen përmes ditareve të saja, - një lëmsh emocionues dhe i pazgjidhshëm marrëdhëniesh - si dhe zgjimi personal dhe seksual
Historiku i botërorëve të futbollit, i pasur me fotografi, skema dhe statistika, ku nuk mungojnë as gazmoret, ju sjell një përmbledhje të betejave më të spikatura në fushën e gjelbër. Kupa e Botës - një udhëtim në historinë e kampionateve plot kujtime mbresëlënëse, njëkohësisht mbushur plot aventurë dhe spektakël
Historia e kampionateve botërore pas viteve '70: Në faqet e këtij libri nuk mungojnë rekordet - një nga ato fjalë që thuhet kështu në pothuaj të gjitha gjuhët. Sidoqoftë, rekordet janë bërë për t'u thyer dhe për të mbetur në histori, por edhe për të dalë prej saj
Një investigm i thellë rreth lidhjeve misterioze të kinemasë, krimit, seksit dhe vdekjes që vjen si një demaskim i bujshëm me dëshmi filmike të marrëdhënieve të rrezikshme, të errëta e gjithaq joshëse, mes mafies dhe Hollivudit. Ky libër, i bazuar në dhjetëra burime, heton me kujdes të madh dhe rrëfen haptas historinë e fshehtë të këtij flirti
Hudhra, ky ilaç origjinal që na e ka falur natyra, për shekuj me radhë, është bërë e famshme për efektet e saj shëruese. Sipas studimeve më të fundit shkencore dhe klinike ajo parandalon sëmundjet kardiovaskulare, infeksionet bakteriale, ato të mykut dhe kancerin. Për më shumë, ndiqni këtë udhërrëfyes të shkëlqyer
Është një udhëzues i domosdoshëm menaxhimi, për të bërë të mundur që strategjitë afatgjata dhe synimet e përditshme që caktojnë kompanitë, të realizohen në mënyrë të suksesshme. "I menduar dhe i realizuar në mënyrë të shkëlqyer... duhet ta lexoni patjetër... çdo faqe është e mbushur me ide të JASHTËZAKONSHME!"
Një udhëzues praktik, me një shumësi shenjash drejtuese, që autori i quan "Rruga me pengesa drejt suksesit", për t'ju ndihmuar të mbërrini atje ku doni. I lehtë për t'u lexuar, shoqërohet me ushtrime praktike, të cilat ju mund t'i vini lehtësisht në zbatim në jetën tuaj