Në këtë libër, ashtu si edhe në “Kam provuar gjithçka!” prindërit do të zbulojnë një qasje efikase, bazuar në zbulimet e neuroshkencës. Të jetosh me një fëmijë nga gjashtë në njëmbëdhjetë vjeç do të jetë një lumturi në përditshmëri! Nuk ka vlerësime
A je gati për një sfidë? Ky libër përmban 101 enigma matematikore, të cilat janë krijuar enkas për të stërvitur çdo cep të trurit. Secila nga lojërat mund të punohet më vete, gjë që të lë mundësi t’i zgjidhësh ato sipas radhës që do vetë, por janë̈ renditur sipas një̈ shkalle vështirësie, ndaj ndoshta mund t’ia fillosh nga fillimi e të...
Ky libër është një investigim tronditës rreth Theranos, - një start-up – flluskë në Silicon Vallery, që përmes mashtrimit arriti vlerën 9 miliardë dollarë: Është një thriller i vërtetë për ngritjen dhe rënien dramatike të kompanisë dhe drejtueses e saj magjike, Elisabeth Holmes, e cila nuk arriti të ofrojë asnjëherë shërbimin e diagnostikimit të gjakut....
Napolon Bonaparti eshte lideri më me ndikim edhe sot dhe vazhdon te terheqe vemendjen jo vetem te lidereve ne mbare boten, por edhe te lexuesit te thjeshte. Kjo biografi e shkruar nga autorja Pascale Fautier cilesohet nder studimet me serioze dhe me te thelluar te shkruar per kete personalitet te permasave boterore.
Duke qenë i dyfishtë, një histori dashurie familjare verbuese dhe një roman gjithëpërfshirës i ambicies dhe thellësisë së jashtëzakonshme, libri “Të Pavdekshmit” merr në shqyrtim konturin midis fatit dhe zgjedhjes, realitetit dhe iluzionit, kësaj bote dhe asaj tjetrës. Ai është një testament thellësisht prekës i fuqisë së tregimit, natyrës së besimit dhe...
Njerëzimi është në rrezik. E ardhmja është në duart e tre fëmijëve dhe brumbujve të tyre...
“Ju lutem, mos e hapni”, shkruhej në pakon misterioze që mori Nemo. Atëherë Nemo e hapi...
Kjo aventurë kërkimi është më e frikshmja dhe më e pabesa se të gjitha. Për më tepër... DIKUSH do t’i tradhtojë ata...
Një biografi e plotë, voluminoze, profesionale dhe shumë interesante. Shkruar nga një historian me karrierë të gjatë akademike, i cili në 1 qershor festoi 80-vjetorin e lindjes. Me një gjykim të ftohtë, mbështetur në dokumente të shumta arkivore nga disa shtete, autori slloven Jože Pirjevec vjen para lexuesit shqiptar me një botim dinjitoz, i cili do të...
Ky liber i ben nje analize te thelluar socializmit si ideologji, perfshire edhe ekstremin komunist ne Shqiperi, te cilin autori e quan "enverizem". Në mesin e viteve 70, në rrethet marksiste ‘enverizmi’ u bë maoizmi i ri. Parti enveriste, si Partia Revolucionare Komuniste e Britanisë (Marksiste-Leniniste), u krijuan në të gjithë botën perëndimore, duke...
Ky liber vjen ne pikun e debateve per nje deshtim te sistemit kapitalist ne kohen tone; prandaj, vleresohet si nje nder botimet me idete me polemizuese rreth kesaj ceshtje. Duke e lexuar kete liber, do te jeni me te qarte per te ardhmen e tregjeve dhe kapitalit
“Për çfarë të duhet zëri nëse do të heshtësh?” Stari jeton në dy botë: lagjja e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic të shokut të saj të ngushtë, Khalilit. Ajo që tashmë mund të...
Bazuar në shënimet prekëse të ditarit të 11-vjeçares Libby Scott, e cila rrëfen përvojën vetjake të autizmit, libri "A më shikoni mua?"'është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, i fuqishëm dhe mbresëlënës I saj me autoren e famshme Rebecca Westcott. Ky libër do t'jua ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi mendoni për autizmin.
Në kohën kur ideologjitë janë zvetënuar dhe partitë politike janë më tepër aleanca grupimesh ka ide, vijnë në shqip dy nga këto libra; njëri për kapitalizmin dhe sfidat e tij në të ardhmen, dhe tjetri për socializmin. Këto dy botime vijnë për lexuesit që duan të njohin rrënjësisht dy ideologjitë kryesore që kanë përcaktuar fatet e botës.
“Eva e njerëzimit” është libri i parë i një trilogjie mbresëlënëse, shkruar nga autorët bestseller Tom dhe Giovanna Fletcher.
Një botim edukativ për nxënësit e ciklit 9-vjeçar: Nga larmishmëria e pabesueshme, te lufta për mbijetesë, nga bakteret më të vogla e deri te pema gjigante e jetës: në këtë përshtatje kaq të bukur të librit të famshëm të Çarls Darvinit, ti do të zbulosh teorinë më revolucionare që ndryshoi botën njëherë e përgjithmonë, EVOLUCIONIN.
Në mënyrë të qartë, ndriçuese dhe mbresëlënëse 'Shkenca e Fatit' revolucionarizon të kuptuarit se cilët jemi – dhe na fuqizon në ndihmën për të t’i dhënë formë një të ardhmeje më të mirë për veten dhe botën që na rrethon.
Ky libër do t’ju shkulë zë qeshuri. Kujdes, sepse nuk do të keni të ndalur! Autori, Jozua Douglas ka fituar dy herë çmimin Penda dhënë nga Senati i Jurisë së Lexuesve të Vegjël.
Kur një gënjeshtër e vogël e bardhë të çon drejt një mali me telashe...
Për herë të parë në tregun shqiptar një libër që sjell profilin e plotë të një prej kriminelëve më të pashpirt të të gjitha kohërave – Altin Dardhës, autorit të 61 vrasjeve, shumica e të cilave të kryera gjatë pak muajve të vitit 1997. Historia plotësohet me ndihmën e një numri të madh dokumentesh zyrtare që provojnë pothuaj të gjitha pikat kulmore të...
Libri i ri i gazetarit dhe botuesit Ylli Molla përmban 18 tregime me tematikë dhe subjekte të qëmtuara nga periudha 30-vjeçare e tranzicionit shqiptar. Shumica e tyre botohen për herë të parë. Disa prej tregimeve janë shkruar në fillim të viteve ’90 deri në vitin 2000, të tjerët gjatë vitit të fundit. “Nata e fundit në Ulqin” është libri i dytë me prozë...
Seria Ditari i Alises i autores Sylvie Louis vijon ne shqip me librin e nente, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Botart.
Seria Ditari i Alises i autores Sylvie Louis vijon ne shqip me librin e dhjete, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Botart.
Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja “Po sikur?” e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 përqind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. “Po sikur?” është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për cilindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.
Në histori vlera morale e veprës nuk përcaktohet nga për fitimi material. Përgjatë rrjedhës së kohës, njerëzimin e pasuron vetëm ajo vlerë që ia ngre nivelin e diturisë dhe ia forcon vetëdijen e tij krijuese. Nisur nga kjo, vepra e Magelanit ua kalon të gjitha veprave heroike të kohës kur jetoi.
Ky liber eshte nje fenomen boteror, - qe ka kryesuar listat e shiteve ne Amazon gjate fundvitit dhe tashme vjen edhe ne shqip, permes shtepise botuese Botart. “Akti krijues” është një kurs studimi i bukur dhe bujar që ndriçon shtegtimin e artistit si një rrugë që mund ta ndjekim të gjithë. Ai distilon urtësinë e mbledhur nga puna e një jete brenda një...
Një fëmijë i zakonshëm është gati për t’u bërë NJË HERO I JASHTËZAKONSHËM.
Nga autorja e romaneve bestseller KATIE KIRBY vjen me nje liber te ri per lexuesit e vegjel, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese “Botart”
Me vëzhgime interesante psikologjike, pyetësorë dhe të dhëna studimore, Levine dhe Heller ju ndihmojnë që të kuptoni tre stilet e lidhjes, të identifikoni tuajin dhe të dalloni stilet e të tjerëve në mënyrë që të mund të gjeni partnerë me të cilët përputheni, apo që të përmirësoni marrëdhëniet ekzistuese.