I ri Po sikur ? Shiko më të madhe

Po sikur ?

Randall Munroe A-000741

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja “Po sikur?” e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 përqind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. “Po sikur?” është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për cilindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928341259

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Nga themeluesi i karikaturës komike mjaft të njohur xkcd vijnë përgjigje të çuditshme ndaj pyetjeve mjaft të rëndësishme, që, me siguri, nuk do t’i bënit dot vetë MILIONA NJERËZ në gjithë globin vizitojnë çdo javë xkcd.com, për të lexuar karikaturat komike të Randall Munroe-it. Vizatimet e tij karikaturiste rreth shkencës, teknologjisë, gjuhës dhe dashurisë ndiqen me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ashtu si edhe përgjigjet e studiuara me hollësi kundrejt pyetjeve të çuditshme të fansave të tij. Kërkesat që i mbërrijnë atij variojnë nga ato thjesht të çuditshme deri tek ato krejtësisht djallëzore:

- Po sikur të provoje të gjuaje një top bejsbolli që udhëton me 90 për qind të shpejtësisë së dritës?

- Po sikur të notoja në një pishinë me karburant bërthamor të shpenzuar?

- A mund të ndërtosh një jetpack, duke përdorur kallashnikovë të drejtuar për poshtë?

- Po sikur një tërmet prej 15 ballësh të godasë Nju-Jorkun?

- Çfarë do të ndodhte nëse ADN-ja e dikujt do të zhdukej krejtësisht?

Përgjigjet e tij janë perla komike, të cilat shpjegojnë në mënyrë mjaft të përpiktë dhe argëtuese çdo gjë, duke filluar nga gjasat që të njihesh me shpirtin tënd binjak e deri te mënyrat më të tmerrshme, se si mund të vdesësh duke ndërtuar një tabelë të elementeve të Mendelejevit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe312
ISBN9789928341259
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGeiv Tomço