I ri Socializmi: Ideja e deshtuar qe nuk vdes kurre Shiko më të madhe

Socializmi: Ideja e deshtuar qe nuk vdes kurre

Kristian Niemietz A-005367

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky liber i ben nje analize te thelluar socializmit si ideologji, perfshire edhe ekstremin komunist ne Shqiperi, te cilin autori e quan "enverizem". Në mesin e viteve 70, në rrethet marksiste ‘enverizmi’ u bë maoizmi i ri. Parti enveriste, si Partia Revolucionare Komuniste e Britanisë (Marksiste-Leniniste), u krijuan në të gjithë botën perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Francën, Gjermaninë Perëndimore, Holandën, Suedinë, Norvegjinë, Spanjën dhe Italinë…

Më shumë detaje

490 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928286819

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Socializmi, çuditërisht është i pandjeshëm kundrejt provave të dështimit të tij, që sjell përvoja e botës reale. Gjatë njëqind viteve të fundit ka pasur më tepër se dy duzina përpjekjesh për të ndërtuar një shoqëri socialiste, duke filluar nga Bashkimi Sovjetik e deri te Kina maoiste dhe Venezuela.

Po që të gjitha këto përpjekje, në masë të ndryshme kanë përfunduar me dështim. Por, sipas përkrahësve të socializmit, kjo ka ndodhur për arsye se asnjë prej këtyre eksperimenteve nuk ka qenë “socializëm real”.

Ky libër dokumenton historinë e këtij fenomeni, që tani është kthyer në një përgjigje standarde. Ai tregon se si pretendimi për një socializëm të rremë është ngritur gjithnjë vetëm pas dështimit të tij.

Për sa kohë që ndonjë eksperiment socialist është në lulëzim, pothuajse askush nuk i vë në dyshim kredencialet e tij socialiste. Përkundrazi! Praktikisht, të gjitha regjimet socialiste kanë pasur muajin e vet të mjaltit, gjatë të cilit janë ngritur në qiell me entuziazëm nga shumë intelektualë të shquar perëndimorë.

Vetëm kur dështimet e tyre ishin aq të dukshme, sa nuk mund të mohoheshin më, ato ri-klasifikoheshin në mënyrë retrospektive si “socializëm jo real”.

***

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe400
ISBN9789928286819
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKristian Niemietz