Kërko më tej
Produktet më të shikuara
Nje liber godites per tu lexuar gjate...
Subcategories
I mbushur me emocione, satirë dhe intriga, libri “Gabriela, karafil dhe kanellë” është një panoramë e gjerë e jetës qytetare braziliane të kohës. Nga një prej shkrimtarëve më të shquar dhe më argëtues
Seria Ditari i Alises i autores Sylvie Louis vijon ne shqip me librin e nente, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Botart.
Seria Ditari i Alises i autores Sylvie Louis vijon ne shqip me librin e dhjete, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Botart.
Kjo biografi sjell anen e panjohur te Joe Biden, - jeten e tij, sfidat, por edhe prapaskenat qe po sillnin perballjen me te madhe ne historine e Amerikes me presidentin Donald Trump.
Përmes këtij libri autori hedh dritë mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të vëzhguara nga aspekti kronologjik, historik dhe diplomatik. Autori e ka shkruar gjatë periudhës kur ka qenë drejtues i misionit diplomatik shqiptar në Londër.
Ky libër është vijimësi e kontributit të diplomatit dhe studiuesit Mal Berisha, ku kësaj radhe ai ka sjellë për lexuesit një biografi të thelluar për diplomatin e madh amerikan Herman Bernsteini i cili shërbeu në Shqipëri gjatë viteve 1930-33. Një personalitet enciklopedik, mik i tre presidentëve amerikanë, autor i 14 librave të përkthyera në 17 gjuhë të...
Ky set me tre vëllime, i përgatitur nga diplomati dhe studiuesi Mal Berisha, përmban një biografi të thelluar të jetës dhe veprimtarisë së misionarit Charles Telford Erickson, themelues i shkollave amerikane në Shqipëri; dhe dy vëllimet studimore të Ericksonit, “Shqiptarët – enigma e Ballkanit”.
Duke zbatuar në praktikë nëntëdhjetë e tre udhëzimet koncize, të mençura dhe të mprehta që përbëjnë "Artin e të jetuarit", lexuesit mësojnë të përballojnë me sukses sfidat e jetës së përditshme dhe të përballojnë me hir humbjet dhe zhgënjimet e pashmangshme të jetës. Mësimet e Epiktetit renditen ndër tekstet më të rëndësishme të mençurisë së qytetërimit...
Romani bazohet në historinë e një prej krimeve më të famshme të ndodhur në Suedi gjatë shekullit të XX-të.
Nje histori tragjike nga Siria, - ku permes jetes se nje familje ne Alepo, - na vjen e gjithe tragjedia, e rrefyer mjeshtrisht, ne detaje, dhe me permasat e drames se vertete.
Libri “Fajin ma ka gjuha” përmban 14 tregime dhe 1 novelë. Ilustrimet mjeshtërore të Ardian Kapos i japin hijeshi të veçantë.
Kjo është historia e çlirimit nga burgu, në maj të vitit 1945, të katër të burgosurve politikë holandezë, në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe e kthimit të tyre në Holandë. Kjo është një histori trimërie që do t'ju bëjë të mendoni thellësisht për protagonistët e saj dhe të lëshoni lotët e mirënjohjes për heroizmin e tyre.
Gjithçka tek e cila keni besuar për rënien në peshë është e gabuar. Shtimi në peshë dhe obeziteti tek të gjithë ne kontrollohen nga hormonet dhe vetëm duke kuptuar efektet e insulinës dhe rezistencën ndaj insulinës mund të arrijmë humbjen e qëndrueshme në peshë. Pse insulina është çelësi për të kontrolluar peshën e trupit
Kjo sage magjepsese eshte nder me te bukurat ne letersine spanjolle dhe europiane. Carlos Ruiz Zafon ka fituar zemrat e mijera lexuesve ne Shqiperi, prandaj ne po e rekomandojme ne set sagen Varreza e librave te harruar, per te gjithe ata qe duan te sjellin magji tek miqte qe e duan letersine e bukur
Një roman tronditës ku dhuna dhe humori ndërthuren me realitetet më ekstreme.
Nje roman i fuqishem per marredheniet mes burrit dhe gruas, nje sfide per martesen dhe pasionet e qenies njerezore dhe nje sprove per fuqine e dashurise
Kjo dramë narrative botohet në tri gjuhë: në origjinalin shqip, dhe në versionin frëngjisht dhe gjermanisht. Ky tekst është inskenuar në vitin 2018 në Teatrin Dodona – Prishtinë, me regji të Alban Beqiraj. Kjo dramë temë qendrore ka nocionin e ekzilit. Por autori e ndryshon këndvështrimin: përtej emigrimit ekonomik dhe social, ai sheh tek ekzili një...
Bill Viola, përmes veprave të tij, na shpie në relacione me imazhe, që dikur kanë formësuar kujtesën tonë. Me përdorimin dhe ndërmjetësimin e video artit, ai ndërton struktura specifike të perceptimit, që ndërlidhen me kohë dhe hapësirë të caktuar, si formë e veçantë e shprehjes artistike duke përdorur videon si një përbërës qendror, që lidh imazhin...
Ne kete liber vjen intervista e plote qe autori, Pjer Thomas ben me Prizrenin, - bisede e zhvilluar ne forum, - ku diskutojme per ceshtjet me kritike te kohes tone, te shoqerise shqiptare, te sfidave te integrimit, dhe te qeverisjes.
Nëpërmjet këtij vëllimi me tregime autorja synon të na rrëfejë për absurditetin e ekzistencës, lidhur ngushtë me kapitalizmin e pamëshirshëm, ku protagonistët përpiqen të ruajnë dinjitetin e tyre. Në të dymbëdhjetë historitë, që të bëjnë të mendosh, jeta dhe vdekja ndërthuren me njëra-tjetrën, bashkë me të qeshura, lot në sy dhe një komb në fyt.
Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite. Dudaj e sjell kete botim ne nje editim special, me kapak te trashe.
Në qendër të kësaj sprove është procesi kompleks që shndërroi emrin e një krahine të ngushtë të fasadës adriatikase, të lokalizuar në atë që sot është Shqipëria e Mesme, në një emërtim territorial etnik.
Një roman i guximshëm dhe realist, “Mbaron me ne” është një histori e paharrueshme dashurie.
Shtepia botuese Poeteka sjell nje vellim me poezi te autorit Ilir Hysi, i cili si pakkush ne ditet tona levron sonetin. Jeta e Tiranes, njerezit, objektet, largimet dhe reflektimet ne kohe sendertohen permes sonetit me gjithe brishtesine, dramen dhe forcen e brendshme
Giulia Besa vjen me nje tjeter roman te shkelqyer ne gjuhen shqipe, - i perkthyer mjeshtrisht nga Erion Gjatolli, ku protagoniste jane dy vajza, - binjake. Jeta e vajzave, sekretet e tyre, dashurite dhe perplasjet e medha, - por edhe raportet tejet te nderlikuara me njera – tjetren vijne ne kete roman qe do ta pelqejne lexuesit ne moshe te re
Nga shkrimtarja e romanit “Drita që humbëm”, bestseller i “New York Times”, vjen një libër romantik, që të copëton zemrën, i cili flet për hidhërimin, humbjen, dashurinë dhe zbulimin e vetvetes. “Më shumë se fjalët” tregon me delikatesë se si e zgjedhim jetën që duam të jetojmë
“Rreth Kafshëve” është një përmbledhje me tregime të shkurtra, ku do të takoni jo vetëm mace, qen, por edhe pelikanë, pinguinë, rosakë e shumë shokë të tjerë të Kęstutis Kasparavičius. Do ta shikoni se edhe kafsha më e vogël dhe e avashtë si kërmilli, mund të jetë jo më pak e rëndësishme se një ari i madh polar.