Kërko më tej
Subcategories
Në këtë libër do të gjeni përralla që tashmë janë të preferuara, si dhe të tjera që do t'i lexoni për herë të parë, por e sigurt që do të bëhen, gjithashtu, të preferuarat tuaja.
“Shtëpia holandeze” është historia e një parajse të humbur, një tour de force që gërmon thellë në çështjen e trashëgimisë, dashurisë dhe identitetit. Ky roman emocionues, të mban zgjuar kureshtjen për të zbuluar se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes Denit dhe Mivit, rrëfen një histori mallëngjyese që do të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë.
Terenc Toçi vlerësohet si një personalitet i jashtëzakonshëm, që ofron një çelës ekscentrik por edhe zbulues, për të interpretuar historinë e hapësirës adriatike-ballkanike dhe rolin e saj brenda Italisë.
I shkruar në mënyrë madhështore, me hollësi të gjalla dhe prozë lirike, "Perandoresha e natës" është një roman tejet intim për një grua që ka në dorë fatin e saj dhe që duhet të drejtojë pikëllimet, triumfet dhe shpresat e shpirtit të saj dhe të kombit të vet.
Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.
Prekja e së keqes” është libri i dytë i trilogjisë bestseller të autorit Max Seeck.
Ardita Jatru eshte nje poete qe ka fuqine e vargut per te adresuar sfidat me te mprehta te shoqerise tone dhe te realitetit shqiptar, permes teknikave poetike te arrira dhe mesazheve te forta antikonformiste, te cilat vijne permes ideve si element estetik i poezise se saj.
BOTART sjell në shqip “PAPIRUS - Shpikja e librave në botën e lashtë”, një nga titujt më vlerësuar në botë, nga autorja spanjolle Irene Vallejo.
Në këtë libër janë përfshirë kapitulli i dytë dhe i tretë i volumit të parë të njërës prej veprave të Xhorxh Finlejt "Historia e Revolucionit Grek" botuar në vitin 1861, të titulluara përkatësisht “Shqiptarët” dhe “Sulltan Mahmudi dhe Ali Pasha i Janinës”.
This book is titled “The Albanians” not only for the sake of making use of the metaphor by naming the “whole” for the “part”, but mainly for the most obvious fact that in both chapters Finlay speaks about Albanians, and when third parties are mentioned, it is because of their interactions with “The Albanians”.
Ju njohim me BTS, mbreterit e K-Popit, ne biografine e pare jo-zyrtare te grupit muzkor qe ka pushtuar boten! Ky libër gërsheton historitë e suksesit të secilit prej djemve me mënyrën sesi grupi u bashkua dhe dokumenton arritjen e mahnitshme të famës së tyre në Azinë Juglindore, dhe më pas në mbarë botën.
Ky studim i botuar ne shqip sjell nje kendveshtrim tjeter per metoden anti-realizem socialist ne vepren e shkrimtarit tone te shquar, Ismail Kadare, - nje debat i madh per korpusin letrar kadarean. Autori ka punuar gjate me vepren e Kadarese dhe njohjen e artit dhe letersise gjate sistemit komunist. Vlera e ketij studimi rritet ne aspektin krahasues me...
Ky eshte libri i pare qe i kushtohet nje procesi te jashtezakonshem per rindertimin e Shqiperise ne fillimet e sistemit komunist, ku pati edhe kosto te jashtezakonshme njerezore dhe politike per njerezit qe moren pjese ne kete projekt simbolik te vendit qe po shkonte drejt lindjes komuniste
Më në fund vjen vazhdimi i librave Bir i qiellit dhe Qiellthyesi..., një sagë fantastiko-shkencore, që ka fituar zemrat e miliona lexuesve të rinj në mbarë botën...
Libri është rezultat i punës mbi 25-vjeçare të autorit në botën e biznesit dhe të shitjes dhe është përmbledhje praktikash personale, e literaturës së lexuar dhe seminareve që autori ka ndjekur.
Një libër që lexohet me një frymë nga kushdo, sidomos prej atyre që e kanë "jetuar" magjinë e tij dhe ...
Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja “Po sikur?” e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 përqind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. “Po sikur?” është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për cilindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.
Ky bllok, Ditar, është hartuar për t’u ardhur në ndihmë mësuesve në përgatitjen ditore. Struktura e planifikimit ditor është bazuar në kurrikulën e re me bazë kompetencat, sipas udhëzimeve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, në Arsimin Parauniversitar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Vëllimin Mutacionet, një përmbledhje mbresëlënëse prej shtatë tregimesh dhe një poezi, Francis Kirps e ka ndërtuar në bazë të lidhjeve ndërtekstuale me vepra të shkrimtarëve të njohur të letërsisë botërore. Këto rrëfime të fuqishme, të shpalosura me shkathtësi, shndërrohen kështu në histori të reja, të pavarura, të bartura tërësisht me zërin dhe fuqinë...
Pas Kokoro, vjen një tjeter roman nga mjeshtri i madh i letersise moderne japoneze. Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze..
Në frymën e romaneve të famshme distopike, shumë të pëlqyera sidomos nga të rinjtë, vjen një roman që ka në qendër Truentin me 11 sfidat e tij, nga një vend me emër të trilluar, Trembaldi, "futur në ujë prej grykësisë së më të fortëve dhe djallëzoreve"!
Xhani Palagonia, emer pseudonim i nje oficeri policie qe eshte perballur per shume vite me mafian dhe krimin e organizuar ne Itali, qe ka qene me misione per te luftuar krimin edhe ne Shqiperi, sjell nje pamje te re te mafias italiane sot. Politika, pushteti, riciklimi, investimet, dyqanet, hotelet, ndertimi, tenderat e medhenj – jane marre peng sot, - me...
Në këtë debutim të jashtëzakonshëm, shkrimtarja Cynthia D’Aprix Sweeney i tregon lexuesit se si paraja e transformon njeriun dhe se si ambicia mund të shkatërrojë çdo marrëdhënie dhe të shkëputë lidhjet edhe me njerëzit më të dashur.
Në këtë roman, Şebnem İşigüzel krijon një univers të tmerrshëm, të madh. Ajo të çon në këtë univers dhe të braktis atje, duke të lënë krejt vetëm me ndjenjat, ndaj të cilave bie pre, ndërsa hap rrugën përmes romanit. Kështu, ti vjen të heqësh dorë nga jeta jote dhe të jetosh në botën e premtuar nga Dredhka
Bashkëthemeluesi i kompanisë The Carlyle Group dhe filantropi atdhetar, David M. Rubenstein, i çon lexuesit në një udhëtim gjithëpërfshirës përgjatë harkut madhështor të historisë amerikane, përmes bisedave informuese historianët tanë më të shquar.