Fjale me nje rrokje ne gjuhen shqipe Shiko më të madhe

Fjale me nje rrokje ne gjuhen shqipe

Erget Cenolli A-000590

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Rrokja është një prag shumë i rëndësishëm në rrjedhën e të folurit. Ferdinant de Sossyr na mëson se gjatë rrjedhës të së folurit: “… nuk janë tingujt ata që i hasim së pari; rrokja na del më drejtpërdrejt se tingujt që e përbëjnë. … disa shkrime i shënonin njësitë rrokjesore ; vetëm më vonë u zbulua sistemi alfabetik”.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN 9789928326737

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

(1) Prof. Rami Memushaj thotë : “Ajo është njësia më e vogël shqiptimore e të folurit…”

(2) dhe mandej: “Rrokja është pjesë e kompetencës së folësit amtar …”

(3) Nisur nga studimi i thelluar në teorinë e rrokjes, prof. Memushaj ka paraqitur edhe rregullat bazë sipas të cilave ndërtohet rrokja në shqipen standarde:

“1.Rrokja mund të përmbajë deri në shtatë fonema : zmbraps, mbrapsht.

2.Bërthama e rrokjes në shqipe mund të jetë vetëm një zanore.

3.Onseti (koka e rrokjes, shënimi im E.C.), mund të ketë deri katër bashkëtingëllore: çndryshk, zhmbreh, mbrapsht etj.

4.Koda (bishti i rrokjes, shënimi im), mund të ketë deri tri bashkëtingëllore: bulkth, kopsht, liksht etj”

(4) Po ashtu, një studim të thelluar posaçërisht për rrokjen në gjuhën shqipe, kanë kryer edhe gjuhëtaret polake Irena Saëicka e Karolinë Dargiel. Këto studiuese kanë marrë në shqyrtim jo vetëm rrokjet e standardit, por edhe të dialekteve.

Në këto studime, ndonëse shterruese, nuk është marrë në shqyrtim fjala njërrokëshe. Në shumë prej shembujve të sjella nga këta autorë janë përfshirë edhe fjalë njërrokëshe, por ato janë studiuar në kuadrin e rrokjes. Megjithëse kanë ngjashmëri midis tyre, këto janë koncepte dhe struktura të ndryshme gjuhësore.

Fjalët njërrokëshe në gjuhën shqipe i kanë të gjitha veçoritë e rrokjes, të cilat i përmendëm më lart, por zotërojnë edhe cilësi të veçanta, të cilat po i shënojmë më poshtë duke i kundërvënë me vetitë e rrokjes:

Një rrokje është e ndikuar nga rrokja paraprijëse apo pasardhëse.

Fjala njërrokëshe është një qark i mbyllur dhe një tingullim i përfunduar.

Rrokjet e një fjale, me disa rrokje, janë morfema pa kuptim, që shërbjnë në krijimin e kuptimit të asaj fjale.

Fjalët njërrokëshe, ndonëse me veshje të njëjtë fonemore, kanë kuptim të mëvetësishëm.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe128
ISBN 9789928326737
RedaktoriSofjola Ngjela
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë