Samuel Beckett A-000579
Libër i ri
Krijimtaria më e spikatur në prozën e shkurtër të këtij autori të famshëm të shekullit XX, vjen në këtë vëllim të shqipëruar nga Idlir Azizaj.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Odeon | |
| ISBN | 9782954139975 | |
Tekstet e paraqitura në këtë vëllim përfshijnë pjesën e fundit të krijimtarisë së Samuel Beckett që nga vitet 60 deri në fundin e viteve 80. Këto tekste janë shkruar në frëngjisht nga autori. Beckett i përkthente vetë në anglisht tekstet e tij. Për këtë arsye përkthyesi ka konsultuar mjaft edhe variantet anglisht për të realizuar këtë përkthim. Në fund të vëllimit lexuesi do të gjejë një biografi të detajuar të këtij autori.
| Faqe | 168 |
| ISBN | 9782954139975 |
| Titulli origjinal | Odeon |
| Viti i Botimit | 2015 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Përkthyesi | Idlir Azizaj |
Qëllimi i udhëtimit të Mercier dhe Camier nuk është aspak i përcaktuar. Bëhet fjalë për "të shkuar përpara". Ata janë në kërkim të një gjetke që, nga vetë natyra e saj, zhduket sapo mbërrihet. Përgatitjet e tyre kanë qenë tejet të kujdeshme por asgjë nuk ndodhi siç u parashikua. Fillimisht duhet nisur, por kjo nuk është kurrsesi një çështje e vogël.
E paemërtueshmja është një novelë e vitit 1953 dhe pjesa e tretë e trilogjisë së Beket-it. Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beket vendos secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij: "Molloy", "Malone vdes" dhe "E Paemërtueshmja", me...
Shkruar dhe botuar në frëngjisht në vitin 1951, dhe në përkthimin anglisht të Samuel Beckett-it në vitin 1956, Malone vdes është romani i dyti nga botimet e menjëhershme të pasluftës, shkruar gjatë asaj periudhe të cilës Beckett i referohet si "rrethimi në dhomë".
Ky është romani i kërkimit të vetes, romani i identitetit. Ndonëse pa një histori të mirëfilltë, ai shfaqet si një mënyrë hulumtimi brenda vetvetes, një mënyrë udhëtimi të brendshëm për të marrë vesh kush dhe për çfarë jemi.
Përmes një rrëfimi që bëhet gjithmonë e më i ngjeshur dhe esencial, dramat shprehin, edhe fizikisht, gozhdimin e personazheve një kuadër ku nuk është i mundur asnjë evoluim ekzistencial apo psikologjik. Në 1969, vlerësohet me çmimin Nobel.
Krijimtaria më e spikatur në prozën e shkurtër të këtij autori të famshëm të shekullit XX, vjen në këtë vëllim të shqipëruar nga Idlir Azizaj.