Kërko më tej
Subcategories
Arkeolog i diktaturës, Kadareja zbërthen hieroglifet e tmerrit, që tiranët e të gjitha ngjyrave u kanë damkosur në trup viktimave të tyre. Është më makiavelike se Makiaveli vetë. - Andre Clavel, L'Evenement du Jeudi.
Me këtë roman të ri haluçinant, Fatos Kongoli afirmohet si shkrimtari tjetër i madh shqiptar. Gazeta franceze LIBERATION. Ky libër që lexohet me një frymë, është nderuar me çmimin "Romani më i mirë i vitit 1995" nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Ai është përkthyer dhe botuar në Francë dhe Itali.
Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizim i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut, si burimi kryesor i subjektit të...
Sot puna për trupin është pjesë e jetës së çdo njeriu. Kur një grua kalon të 40-at, fillon e shfaqet tek ajo një ndjenjë frike, që e çon shpesh në moskujdesje për veten...Aerobia jo vetëm qëtë bën ta kalosh këtë frikë, por ajo bën mrekullira, jo vetëm për zhdërvjelltësinë ose për lëkurën, por kryesorja të çliron nga dembelizmi.
Shkruar me gjithë pasionin e " Histori Dashurie" dhe forcën e "Klasës", Erik Segali na fut në jetën e klasës së Shkollës së Mjekësisë së Harvardit të vitit 1962. Romani i tij mahnitës na shfaq zanatin e mjekëve, çfarë ndikon në sjelljen e tyre, intrigat, lëndimi... dhe dashuria.
Përdoreni fuqinë e imagjinatës tuaj që të merrni çka doni nga jeta. I shitur më shumë se gjashtë milionë kopje anembanë botës.
Poetika mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik në periudhën klasike greke, Aty trajtohen çështjet kryesore të estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj.
Duke u përpjekur të mbanin harmoninë familjare si fasadë, për hir të bindjeve fetare dhe tre fëmijëve të rritur, Winifred dhe Daniel Coulson fillojnë një trashëgimi, ku djali i tyre më i vogël, Donald, duhet të zgjedhë midis vlerave të së kaluarës dhe atyre të tashme.
Ky është i pari botim brenda trojeve shqiptare i fjalorit më të hershëm të gjuhës shqipe që njihet deri sot. Botuar së pari më 1635 në Romë nga Propaganda Fide, Fjalor latinisht-shqip i Frang Bardhit u zbulua e u nxor në dritë nga Mario Roques në Paris, në vitin 1932. Dictionariumi është lexuar e rilexuar, por nga shumëkush është "neglizhuar" qëllimi i...
Mihallaq Qilleri është ndër shkrimtarët që vazhdon traditën e shkrimit të prozës së shkurtër, që nga koha e realizimit socialist deri në ditët tona, duke dëshmuar sakrifica dhe vlera të spikatura narrative, artistike...
E përbërë nga shtatë tregime të zymta, Një varr për Boris Davidoviçin trajton temën e vetëshkatërrimit social e politik në Europën Lindore në pjesën e parë të shekullit XX. Personazhet e këtyre historive janë mbërthyer në një botë të hipokrizisë politike, që në mënyrë të pashmangshme çon drejt vdekjes.
Autori i bestsellerit "Sekretet e Ëngjëj dhe Djaj", ofron këtë herë udhëzuesin e parë shterrues për të gjithë misteret në Simbol i Humbur.
Unë kam thënë se pas mendjes dhe besimit tim, dikur gjithçka ishte një kaos, toka, uji, e zjarri gjithë së bashku; dhe me kohë këto formuan një masë, njëlloj si formohet djathi në qumësht, dhe brenda djathit u formuan krimbat që ishin ëngjëjt'' Carlo Ginzburg.
Emri i Pirandellos, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1934, është tashmë i njohur për lexuesin shqiptar, sidoqë jo aq sa duhet e sa e meriton ky shkrimtar i madh. Romancier, novelist e dramaturg i shquar sicilian, shumë i diskutuar para dhe pas vdekjes, ai është një shkrimtar me individualitet të theksuar dhe plot dritëhije.
Një tregim i përshtatshëm për lexuesit më aventurierë. Publishers Weekly "Mënyra e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë e shkrimit të Lowry i shtyn lexuesit të përfyten me mendimet e tyre." Book Report "Një roman i fuqishëm dhe provokues." New York Times
Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Me heroinën e saj të këndshme dhe mbresëlënëse, "Abacia e Northangerit" mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit.
Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara.
Dukuri të shqipes bashkëkohore është një përmbledhje aktesh e Takimit Shkencor me Prof. Tullio de Mauro që Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, me iniciativë të Rrethit Gjuhësor të Tiranës, organizoi me gjuhëtarin e njohur italian në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë më datë 5-8 tetor 2005. Takimi me De Mauron u zhvillua pikërisht në...
Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti"e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri - tjetrin ose i janë kundërvënë njëri - tjetrit gjatë shekujve: grekë, serbë, bullgarë, rumunë,...
Romani "Dhoma e qelibartë" i Steve Berry, është një thriller i fuqishëm që përdor ngjarje të jetës reale, dhe një rrëfim enigmatik që e lidh lexuesin që në kapitujt e parë.
Para se të bihet pre e alarmeve për bjerrje gjuhe, a jemi ndalur të vëzhgojmë pa paragjykime e me mjete shkencore si po e flasin shqipen shtresat e ndryshme socialkulturore? Si po vetërregullohen de facto shqipfolësit, që me instiktin e gjuhës amtare e ndiejnë se standardet që njësuan shqipen nuk u mjaftojnë më për të pasqyruar një jetesë ndryshe?
Adami i fshehur është një përmbledhje me rrëfenja onirike, tregime dhe etyde; është një mozaik shkrimesh të shkurtra. Libri është një shembull i rikompozimit të zhanreve, sepse autori shfaq një trajtë të re të rrëfimit, me një zhanër postmodern.
Jeta e tij u shua dhe që nga ajo kohë ka kaluar pothuajse një shekull. Krijimet e tij, dikur të ngritura në qiell nga gjithë bota, tani i ka mbuluar harresa; kanë mbetur disa vjersha të pavyshkura, disa strofa të pavdekshme prej "Çajld Haroldit" dhe "Don Zhuanit", por edhe ato janë ngurtësuar nën mbulesën e lavdisë dhe të nderimit.
I paparashikueshëm dhe tërheqës, një triller psikologjik që të bën të mbash frymën deri në faqen e fundit. Jérôme Vermilin - Métro "Një nga librat më të bukur të vitit." Gérard Collard - La Griffe Noire
Ky libër i vogël në vëllim por i madh në përmbajtje sjell vërtet diçka të re në poezinë shqipe. Jamarbër Marko, ose Madu, si njihej në shoqëri, biri i Petro dhe Safo Markos, dy artistë të spikatur në Tiranën e gjysmës së dytë të shekullit XX, u rrit e u mëkua qysh në fëmijëri me frymëzime arti e lirie dhe trashëgoi talentin prindëror.
Libri "Agimi" është një meditim mbi kompromisin, justifikimin dhe sakrificat që bën një njeri kur i merr jetën një tjetër njeriu. I pushtuar nga horrori i të kaluarës dhe dilemat shqetësuese të së tashmes, Elisha - një burrë i ri hebre, i mbijetuar i Holokaustit - lufton me fajin, fantazmat dhe Zotin, ndërsa pret orën kur duhet të kryejë ekzekutimin.
Vëllezërit Shiler, Rashel dhe Malrih, janë mjaft të ndryshëm. Kanë lindur në një fshat të vogël në Algjeri nga një baba gjerman dhe nënë algjeriane, por janë rritur nga një xhaxha i moshuar në një nga getot e Francës. Ngjashmëritë marrin fund me kaq
Ndonëse i diplomuar në fushën e Ekonomisë, autori ka një botë të thellë, plot ndjeshmëri dhe shprehi poetike të fuqishme. Vëllimi "Endës të pendimit" vjen pasi autori ka shkruar vëllimin "Për ato që nuk thamë dot" (2001). Filmi dhe drama janë sfida që Ilir Haxhi-Kristo i ka kaluar me sukses
Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore, përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.
Ky punim shkon e hedh dritë mbi qytetërimin shqiptar në zgrip të ekzistencës së vet, pas pushtimit osman afro njëshekullor që po zhbin nga faqja e dheut jo vetëm kulturën materiale të homo albanicus, por edhe atë shpirtërore, si shprehje të përkatësisë së padyshimtë në qytetërimin europian. Virgjil Muçi